Kuvendi i komunës

Kuvendi i Komunës së Prizrenit ka këto funksione:

-    Kuvendi komunal miraton statutin dhe e ndryshon atë nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Statuti rregullon zbatimin e përgjegjësive të komunës ashtu si është përcaktuar me këtë Rregullore. Vendimi për miratimin apo ndryshimin e statutit miratohet me më shumë se dy të tretat e anëtarëve të pranishëm në mbledhjen të cilët votojnë kur shqyrtohet propozimi i tillë.

-    Kuvendi i komunës i miraton rregullat e procedurës dhe mund t’i ndryshojë ato nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Rregullat e procedurës duhet të sigurojnë udhëheqjen dhe kontrollin,duke përfshirë kontrollin efikas financiar të administratës së komunës. Vendimi për miratimin apo ndryshimin e rregullave procedurale miratohet nga më shumë se gjysma e anëtarëve prezentë që votojnë në mbledhjen ku shqyrtohet propozimi.

-    Kuvendi i komunës nuk mund ta bartë përgjegjësinë e vet për vendimet lidhur me:
   o    Miratimin e buxhetit;
   o    Miratimin e çështjeve të tjera financiare të cilat sipas statutit dhe rregullave të procedurës i janë lënë kuvendit;
   o    Kompensimet për anëtarët e zgjedhur;
   o    Raportin vjetor;
   o    Miratimin, ndryshimin dhe anulimin e ligjeve lokale;
   o    Krijimin e komiteteve që kërkohen me këtë Rregullore;
   o    Zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të komunës;
   o    Emërimin e kryeshefit ekzekutiv;
   o    Emërimin e bordit të drejtorëve;
   o    Nivelin e pagesave dhe çmimeve;
   o    Krijimin dhe përdorimin i simboleve, dekorimeve dhe titujve të nderit, në përputhje me rregulloret e Pushtetit Qendror;
   o    Emërtimin dhe riemërtimin e rrugicave, rrugëve dhe vendeve të tjera publike;
   o    Bërjen e planeve dhe marrëveshjeve në pajtim me kapitullin 1, neni 3.6.

-    Kuvendi komunal mund ta autorizojë ndonjë komitet të kuvendit, kryetarin e komunës ose kryeshefin ekzekutiv për të marrë vendime. Kuvendi i komunës mund t'i revokojë këto autorizime në çdo kohë. Kompetenca e ngarkuar mund të bartet edhe më tej brenda autoritetit të dhënë me këtë Rregullore.

-    Vendimi për emërtimin apo riemërtimin e çfarëdo rrugice, rruge apo vendi tjetër publik duhet të miratohet nga më së paku dy të tretat e anëtarëve të kuvendit komunal.

Profilet e këshilltarëve komunal mund lexohen këtu. Rregulloret e Kuvendit të Komunës mund të shkarkohen këtu.