Forumet e Hapura Qytetare 2007

Nxitja e kulturës së debatit në Prizren mbi çështjen e rëndësisë vitale për qytetin, respektivisht mbi rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të qytetit dhe rritjen e vetëdijes së përgjithshme për nevojën dhe domosdoshmërinë e mbrojtjen, kultivimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore si një potencial për zhvillimin e turizmit kulturor në Prizren.

Nëpërmjet këtij projekti EC Ma Ndryshe ka krijuar një model të suksesshëm të një forumi qytetar, ku secili mund të vijë dhe të debatojë drejtpërdrejtë me personat përgjegjës dhe të ketë mundësinë për t’i dëgjuar shqetësimet e ekspertëve, shoqërisë civile si dhe të qytetarëve të tjerë. Kjo formulë e të debatuarit për çështje të rëndësishme është dëshmuar të jetë tejet efikase, duke nxitur një diskutim të gjatë në qarqet e ndryshme qytetare si dhe nxitjen e zyrtarëve për të ndërmarrë masa dhe hapa konkrete në përmirësimin e gjendjes në këtë sektor. Pjesa më e madhe audiencës së pranishme ka konfirmuar mungesën si dhe nevojën dhe domosdoshmërinë urgjente të këtij instrumenti (forumeve), si një mënyrë efikase për promovimin e kulturës së munguar të debatit në Prizren dhe ndikimin në vendimmarrje, duke i dhënë zë shqetësimeve të qytetarëve si dhe duke iu dhënë atyre mundësinë për t’i kanalizuar këto shqetësime drejtpërdrejtë tek zyrtarët përgjegjës të pushtetit vendor dhe qendror.

Rezultatet tjera të arritura përmes këtij projekti: rritja e komunikimit ndërmjet qytetarit dhe qeverisë vendore, ngritja e vetëdijes së qytetarëve të Prizrenit për një qasje alternative mbi trashëgiminë kulturore të qytetit (turizmin kulturor), arritja e një audience të gjerë përmes transmetimit të debateve në stacionet televizive lokale dhe qendrore, tërheqja e vëmendjes së opinionit publik rreth shpërdorimit me vendet e trashëgimisë kulturore në Prizren, etj.