Publikimet

Qendra Historike e Prishtinës numëron ditët e fundit03.10.2014Qendra Historike e Prishtinës dhe monumentet e saj janë në shkallë të lartë të rrezikshmërisë. Shkatërrimi nga faktori njeri vazhdon çdo ditë. Institucionet përgjegjëse lënë të kuptojnë se kanë zgjedhur heshtjen si formë mos-veprimi. Ky raport është një thirrje për veprim sa më të shpejt. Degradimi i bëthamës historike është duke vazhduar me të madhe, duke alarmuar se për ruajtjen e tipareve dalluse të dikurshme të saj kanë mbetur figurativisht edhe pak minuta kohë. Padyshim se kërkohet një vullnet për mobilizim për shpëtimin e asaj që ka mbetur.Shkarko
UDHËZUES PËR TRANSPARENCËN NË KOMUNA08.07.2014Organizata jo-qeveritare EC Ma Ndryshe e ka hartuar këtë dokument me qëllim të prezantimit tëobligimeve dhe detyrimeve ligjore të pushtetit lokal për transparencë dhe llogaridhënie. Krahas kësaj,me anë të këtij dokumenti synohet të jepet një pasqyrë e gjendjes në komuna, në kuptim të zbatimit tëobligimeve dhe detyrimeve të komunave në fushën e transparencës dhe llogaridhënies.Shkarko
Kush mbikëqyr mbikëqyrësit?27.11.2013Studimi “Kush mbikëqyr mbikëqyrësit” synon të ofrojë një përmbledhje të elementeve kryesoreqë e përcaktojnë llogaridhënien e shoqërisë civile, bazuar në parimet dhe praktikatuniverzale të cilat janë shfrytëzuar si bazë për të analizuar gjendjen e llogaridhënies së sektoritcivil në Kosovë.Shkarko
Një vit monitorim për më shumë transparencë27.11.2013Raporti i titulluar “Një vit monitorim për më shumë transparencë” përfshin punën njëvjeçare të OJQ-së “EC Ma Ndryshe” në monitorimin e transparencës së komunës së Prizrenit dhe punën disa mujore në monitorimin e transparencës së komunës së Mamushës. Kjo analizë është përgatitur në kuadër të projektit “Transparenca online e komunave të Prizrenit dhe Mamushës” dhe përfshin të gjeturat që lidhen me dikastere të ndryshme të këtyre qeverive lokale, me një theks të veçantë në transparencë dhe përpjekjet për përmirësimin e kësaj fushe të rëndësishme të qeverisjes lokale si parakusht për një demokraci të qëndrueshme.Shkarko
Rinia dhe Transparenca: Të përjashtuar apo të injoruar?27.11.2013Ky raport shqyrton transparencën e komunave të Prizrenit dhe të Gjilanit në raport me të rinjtë që jetojnë në këto dy qendra urbane. Të gjeturat e këtij raporti burojnë nga hulumtimi respektivisht anketimi i të rinjve të shkollave të mesme dhe të universiteteve të Prizrenit dhe Gjilanit. Në anketa janë përfshirë nga 200 të rinj nga secila komunë, që i janë përgjigjur pyetjeve në lidhje me funksionimin e pushtetit lokal, transparencën dhe përfshirjen e publikut dhe të rinjve në vendimmarrjen komunale.Shkarko
Planifikim urban për qytetarët27.11.2013“Qyteti i sotëm nuk është një rastësi. Forma e tij është e paqëllimshme por jo e rastësishme. Ajo është prodhim i vendimeve të marra për qëllime të veçanta, ndërveprimet e të cilave dhe efektet anësore nuk janë marrë në konsideratë. Projektimi i qyteteve është përcaktuar nga inxhinierë, gjeodetë, avokatë dhe investitorë, secili prejt tyre duke marrë vendime të arsyeshme për qëllime të arsyeshme”, Jonathan Barnett (An Introduction to Urban Design)Shkarko
Politikat kulturore dhe qyteti27.11.2013Studim mbi qëndrimet, sjelljet dhe perceptimet e qytetarëve të Prizrenit mbi kulturën dhe artin - një bazë legjitime për ndërtimin e politikave kulturore në PrizrenShkarko
"Prizreni qytet Kulturor"!27.11.2013Shkarko
Degradimi natyror dhe urbanistik27.11.2013Raporti i titulluar “Degradimi Natyror dhe Urbanistik” përmban brenda vetes punën katër mujore (dhjetor 2012 dhe janar, shkurt e mars 2013) të monitorimit të ekzekutivit lokal në kuadër të projektit “Transparenca online e komunës së Prizrenit”. Kjo analizë ndonëse përfshin zhvillimet në dikastere të ndryshme të qeverisë komunale të Prizrenit, një përqendrim të veçantë ia kushton aktualitetit urbanistik në Prevallë, me një vështrim retroaktiv edhe në ndërtimin e pakontrolluar brenda qytetit dhe në Qendrën Historike.Shkarko
GABIM PAS GABIMI27.11.2013Trashëgimia kulturore vazhdon të mos jetë prioritet i politikave publike në Kosovë. Zyrtarë institucional flasin rrallë ose kurrë për këtë sektor të politikave – përjashtim bëjnë vetëm ditët e fushatave zgjedhore. Qendrat urbane të Kosovës janë shndërruar në gërmadha gjigande betoni, si pasojë e urbanizimit kaotik që nuk i përfill kriteret e planifikimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm urban. Qytetarët e Kosovës edhe sot vazhdojnë të paguajnë në shumë mënyra dëmet e marsit 2004, derisa trashëgimia kulturore rregullohet me një ligj të pazbatuar qe pesë vite dhe në procedurë të ndryshimit.Shkarko
Respektimi i ligjit në qeverisjen lokale27.11.2013Ky raport përmbledh punën tre mujore (shtator, tetor dhe nëntor 2012) të monitorimit në kuadër të projektit “Transparenca online e komunës së Prizrenit”. Të gjeturat e monitorimit gjatë kësaj periudhe vërtetojnë se transparenca jo e duhur në vendimmarrje ka shtyrë drejtuesit e komunës që në disa raste të marrin vendime që nuk përputhen me interesat e qytetarëve apo të banorëve të lagjeve të caktuara, që në rastet ekstreme ose nuk kanë pas bazë ligjore, kanë qenë në kundërshtim me ligjet në fuqi apo edhe vet Kushtetutën e Republikës së Kosovës. E, respektimi i ligjit paraqet parakushtin kryesor për qeverisje të mirë.Shkarko
TRANSPARENCA E QEVERISJES LOKALE NË PRIZREN27.11.2013Qeverisja lokale në Prizren vuan nga shumë të meta strukturore. Transparenca, si parim themelor i qeverisjes së mirë, pa dyshim se renditet në krye të kësaj liste. Kohëve të fundit, gjithnjë e më shumë po kuptohet rëndësia e ndërtimit të transparencës në nivel lokal si mjet për trajtimin e disa nga sfidave më të mëdha për zhvillimin e qëndrueshëm dhe demokracinë.Shkarko
Qeverisja e mirë nuk është fjalë goje27.11.2013Ky raport përmbledh punën gjashtë mujore të monitorimit në kuadër të projektit “Transparenca online e komunës së Prizrenit”. Të gjeturat e monitorimit gjatë kësaj periudhe janë edhe një dëshmi e formë se qeverisja e mirë nuk është fjalë goje, por veprim këmbëngulës në drejtim të demokracisë dhe cilësisë së mirë të jetesës për qytetarët. Qeverisja e mirë, sa më shumë prezente në deklarat e zyrtarëve, aq më pak prezente në veprimet e tyre.Shkarko
Silent Balkan, film dokumentar i projektit “A Balkan Tale” (2012)13.06.2012Dokumentari është produkt i projektit rajonal “A Balkan Tale” dhe paraqet një interpretim unik të të kaluarës së përbashkët otomane të rajonit të Ballkanit. Qëllimi i dokumentarit është ngritja e vetëdijes për nevojën e kultivimit të trashëgimisë otomane, e cila shënon një periudhë mjaft të rëndësishme të zhvillimit kulturor të popujve të Ballkanit. Shkarko
Jeta kulturore në komunën e Prizrenit (në bashkëpunim me Teatrin ODA) (2010-2011)13.06.2012Analiza e parë gjithëpërfshirëse e sektorit të kulturës në komunën e Prizrenit. Përmes këtij dokumenti, përveç konstatimit të gjendjes aktuale, identifikohen edhe veprimet që duhen ndërmarrë për prioritizimin e sektorit të politikave kulturore në Prizren, që paraqet një nga shtyllat themelore të zhvillimit të qytetit. shkarkoShkarko
Intervenimi me kosto të ultë (2009)13.06.2012Publikimi i dytë i serisë së hulumtimeve në kuadër të projektit “Forcimi i veprimit qytetar për promovim dhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore” dhe synon të avokojë për promovimin dhe përdorimin e metodave të intervenimit me kosto të ultë, mbi bazën e rezultateve dhe rekomandimeve të këtij dokumenti. Shkarko
Vullnetarizmi dhe Trashëgimia Kulturore (2009)13.06.2012Ky është publikimi i parë i serisë së publikimeve në kuadër të projektit “Forcimi i veprimit qytetar për promovim dhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore” dhe ka për qëllim ofrimin e rekomandimeve konkrete mbi mënyrën e shfrytëzimit të punës vullnetare për mbrojtje dhe promovim të trashëgimisë kulturore. Shkarko
Prizreni në Retrovizore, krahasim i fotografive të vjetra dhe të reja të Prizrenit (2009)13.06.2012Në këtë prezantim krahasues të qytetit, paraqiten dy fytyrat e Prizrenit, duke i ofruar lexuesit mundësinë e identifikimit të ndryshimeve marramendëse që kanë ndodhur në qytet, përmes krahasimit të fotografive të vjetra dhe të reja të Prizrenit. Shkarko
Hapësirat Kulturore në Kosovë (në bashkëpunim me Teatrin ODA) (2008)13.06.2012Raporti “Hulumtim i hapësirave kulturore në Kosovë” është pjesë e një serie të hulumtimeve të planifikuara në kuadër të Platformës “Kultura 2013”. Këto hulumtime kishin për qëllim identifikimin e hapësirave ekzistuese dhe nevojat e artistëve dhe organizatave për të ardhmen dhe njëherazi grumbullimin e të dhënave fillestare për hartimin e strategjive të mundshme për rritjen dhe përmirësimin e hapësirave kulturore.Shkarko
Dokument Strategjik mbi Organizimin e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane në Kosovë (2008)13.06.2012Qëllimi i këtij dokumenti është të ofrojë informata relevante dhe të domosdoshme për organizatorët (partnerët) e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane në Kosovë, në mënyrë që Kosova të demonstrojë profesionalizëm dhe pajtueshmëri me standardet evropiane të organizimit dhe shënimit të ditëve të trashëgimisë. Shkarko