Lajmet

Fokus grup validues për draftin e raportit të Indeksit për Prizrenin

22.01.2016

EC sot ka organizuar fokus grupin për validimin e të gjeturave të draft raportit për komunën e Prizrenit, në kuadër të Indeksit të Transparencës Komunale.më shumë

"Ballafaqim" Turizmi Kulturor në Komunën e Prizrenit

21.01.2016

Forumi Transparenca sot (20.01.2016) ka mbajtur debatin e tetë \"Ballafaqim\" ku për temë ka trajtuar “Turizmi Kulturor në Komunën e Prizrenit”, që është pjesë e ciklit të debateve “Ballafaqim” ku janë diskutar sfidat dhe të arriturat e Komunës së Prizrenit sa i përket Turizmit Kulturor. Për panelistë kanë prezentuar, z. Urim Ukimeri nga Drejtoria për Kulturë, z. Zekë Çeku, ekspert i Turizmit, dhe z. Veton Nurkollari, nga DokuFest. Debati është moderuar nga Refki Reshitaj.më shumë

Gjyqësori të vendosë drejtësinë në rastin Muja bren da afatit të arsyeshëm kohor

20.01.2016

Forumi Transparenca përmes këtij reagimi publik i bën thirrje gjyqësorit në Kosovë, që t’imerr parasysh dispozitat e Kushtetutës përkatësisht Konventave ndërkombëtare për tëdrejtat e njeriut lidhur me jetësimin e gjykimit brenda afatit të arsyeshëm kohor në rastin ekryetarit të Komunës së Prizrenit dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij.më shumë

"Ballafaqim" Lejet urbanistike dhe trajtimi i ndërtime pa leje

23.12.2015

Forumi Transparenca sot (23.12.2015) ka mbajtur debatin e shtatë të ciklit "Ballafaqim" me temë 'Lejet urbanistike dhe trajtimi i ndërtimeve pa leje' ku për panelistë ishin të ftuar, z.Bedri Bytyqi nga DI, një përfaqësues nga DUPH ku që të dy përfaqësuesit nga Komuna munguan, z. Enver Batiu, historian, z. Shani Berisha nga BD dhe z. Hajrulla Çeku nga OJQ EC Ma Ndryshe dhe anëtarë i FT.më shumë

Debati i gjashtë “Ballafaqim” - Gjendjen në arsimin e Prizren dhe roli i opozitës

26.11.2015

Forumi Transparenca sonte (25.11.2015) ka mbajtur debatin e gjashtë të ciklit Ballafaqim ku për temë debatoi “Gjendjen në arsimin e Prizren dhe roli i opozitës”. Debati i gjashtë i Forumit në fokus trajtoj gjendjen në arsimin prizrenas ku për panelistë të ftuar ishin, z. Ymer Berisha, nga Komuna e Prizrenit, z. Latif Dakaj nga LDK, z. Arbër Rexhaj nga LVV dhe z. Skender Susuri nga BD. Debati u moderua nga znj. Myrvete Axhami, gazetare dhe anëtare e Forumit Transparenca.më shumë

previous

11-15 Nga 107

next