Analiza

Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale 201525.04.2016Ky raport është përgatitur në kuadër të projektit “Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale”, i përkrahur financiarisht nga Ambasada Britanike në Prishtinë. Përmbajtja (ose të gjeturat dhe rekomandimet) e shprehura në këtë raport janë përgjegjësi e autorëve dhe EC Ma Ndryshe dhe jo domosdoshmërisht paraqesin pikëpamjet e donatorit.Shkarko
Raporti Vjetor i Forumit Transparenca03.06.2015Raporti i titulluar “Një vit bashkë për qeverisje transparente” përfshin punën njëvjeçare të Forumit Transparenca, i përbërë nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarëve të Prizrenit.Shkarko
Qendra Historike e Prishtinës numëron ditët e fundit09.10.2014Qendra Historike e Prishtinës dhe monumentet e saj janë në shkallë të lartë të rrezikshmërisë. Shkatërrimi nga faktori njeri vazhdon çdo ditë. Institucionet përgjegjëse lënë të kuptojnë se kanë zgjedhur heshtjen si formë mos-veprimi. Ky raport është një thirrje për veprim sa më të shpejt. Degradimi i bëthamës historike është duke vazhduar me të madhe, duke alarmuar se për ruajtjen e tipareve dalluse të dikurshme të saj kanë mbetur figurativisht edhe pak minuta kohë. Padyshim se kërkohet një vullnet për mobilizim për shpëtimin e asaj që ka mbetur.Shkarko
PARAJA PUBLIKE SI “PARET E BABËS”19.09.2014Raporti i titulluar “Paraja publike si ‘paret e babës’” përfshin punën katër mujore (prillkorrik) të OJQ-së “EC Ma Ndryshe” në monitorimin e transparencës në komunat e Prizrenit, Prishtinës dhe Mamushës. Kjo analizë është përgatitur në kuadër të projektit “Transparenca online e komunave të Prizrenit, Prishtinës dhe Mamushës” dhe përfshin të gjeturat që lidhen me dikastere të ndryshme të këtyre qeverive lokale, me një vështrim të veçantë në mënyrën e menaxhimit të buxhetit komunal, si element thelbësor për qeverisje të përgjegjshme dhe llogaridhënëse në përputhje me besimin e marrë nga qytetarët.Shkarko
UDHËZUES PËR TRANSPARENCËN NË KOMUNA17.06.2014Organizata jo-qeveritare EC Ma Ndryshe e ka hartuar këtë dokument me qëllim të prezantimit të obligimeve dhe detyrimeve ligjore të pushtetit lokal për transparencë dhe llogaridhënie. Krahas kësaj, me anë të këtij dokumenti synohet të jepet një pasqyrë e gjendjes në komuna, në kuptim të zbatimit të obligimeve dhe detyrimeve të komunave në fushën e transparencës dhe llogaridhënies.Shkarko
Një vit monitorim për më shumë transparencë07.10.2013Raporti i titulluar “Një vit monitorim për më shumë transparencë” përfshin punën njëvjeçare të OJQ-së “EC Ma Ndryshe” në monitorimin e transparencës së komunës së Prizrenit dhe punën disa mujore në monitorimin e transparencës së komunës së Mamushës. Kjo analizë është përgatitur në kuadër të projektit “Transparenca online e komunave të Prizrenit dhe Mamushës” dhe përfshin të gjeturat që lidhen me dikastere të ndryshme të këtyre qeverive lokale, me një theks të veçantë në transparencë dhe përpjekjet për përmirësimin e kësaj fushe të rëndësishme të qeverisjes lokale si parakusht për një demokraci të qëndrueshme. Shkarko
Degradimi natyror dhe urbanistik03.05.2013Raporti i titulluar “Degradimi Natyror dhe Urbanistik” përmban brenda vetes punën katër mujore (dhjetor 2012 dhe janar, shkurt e mars 2013) të monitorimit të ekzekutivit lokal në kuadër të projektit “Transparenca online e komunës së Prizrenit”. Kjo analizë ndonëse përfshin zhvillimet në dikastere të ndryshme të qeverisë komunale të Prizrenit, një përqendrim të veçantë ia kushton aktualitetit urbanistik në Prevallë, me një vështrim retroaktiv edhe në ndërtimin e pakontrolluar brenda qytetit dhe në Qendrën Historike. Shkarko
Respektimi i ligjit në qeverisjen lokale13.12.2012Ky raport përmbledh punën tre mujore (shtator, tetor dhe nëntor 2012) të monitorimit në kuadër të projektit “Transparenca online e komunës së Prizrenit”. Të gjeturat e monitorimit gjatë kësaj periudhe vërtetojnë se transparenca jo e duhur në vendimmarrje ka shtyrë drejtuesit e komunës që në disa raste të marrin vendime që nuk përputhen me interesat e qytetarëve apo të banorëve të lagjeve të caktuara, që në rastet ekstreme ose nuk kanë pas bazë ligjore, kanë qenë në kundërshtim me ligjet në fuqi apo edhe vet Kushtetutën e Republikës së Kosovës. E, respektimi i ligjit paraqet parakushtin kryesor për qeverisje të mirë.Shkarko
Qeverisja e mirë nuk është fjalë goje10.09.2012Raporti "Qeverisja e mirë nuk është fjalë goje" përmbledh punën gjashtë mujore të monitorimit në kuadër të projektit “Transparenca online e komunës së Prizrenit”. Të gjeturat e monitorimit gjatë kësaj periudhe janë edhe një dëshmi e formë se qeverisja e mirë nuk është fjalë goje, por veprim këmbëngulës në drejtim të demokracisë dhe cilësisë së mirë të jetesës për qytetarët. Qeverisja e mirë, sa më e pranishme në deklaratat e zyrtarëve, aq më pak e pranishme në veprimet e tyre. Shkarko
Transparenca e qeverisjes lokale në Prizren10.09.2012Qeverisja lokale në Prizren vuan nga shumë të meta strukturore. Transparenca, si parim themelor i qeverisjes së mirë, pa dyshim se renditet në krye të kësaj liste. Kohëve të fundit, gjithnjë e më shumë po kuptohet rëndësia e ndërtimit të transparencës në nivel lokal si mjet për trajtimin e disa nga sfidave më të mëdha për zhvillimin e qëndrueshëm dhe demokracinë. Kjo analizë e shkurtër bën vlerësimin e transparencës në komunën e Prizrenit, përmes këtyre segmenteve: rregullorja për transparencë, qasja në dokumente publike, ueb-faqja zyrtare, takimet e kryetarit me drejtorët, mbikëqyrja e punës së kryetarit dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje.Shkarko