Aktivitetet

- Monitorimi i rregullt i ekzekutivit të komunës së Prizrenit (Kryetari i komunës, arsimi, shëndetësia, planifikimi hapësinor, kultura, rinia),

- Komunikatat dyjavore për shtyp mbi gjetjet e monitorimit,

- Adresimi i shpërdorimeve të qeverisë lokale, të identifikuara gjatë monitorimit, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal apo në institucionet gjyqësore (prokurorisë) varësisht nga çështja e gjetur,

- Gjatë gjithë projektit t’u ofrohet mbështetje e drejtpërdrejtë grupeve lokale të komunitetit si të rinjve, kulturës, grave dhe biznesit, në adresimin e nevojave të tyre përmes pjesëmarrjes në vendimmarrjen lokale,

- Deri në mars 2013, të publikohen dy raporte mbi prirjet e përgjithshme të transparencës së qeverisjes lokale,

- Në shtator të vitit 2013, konferenca e parë e projektit për publikimin e rezultateve të nxjerra gjatë monitorimit njëvjeçar,

- Publikimi i raportit njëvjeçar të monitorimit, duke përfshirë të dhënat, gjetjet, rezultatet dhe rekomandimet e vitit të parë të monitorimit të transparencës,

- Zhvillimi dhe lëshimi i faqes së internetit të transparencës,

- Përditësimi (azhurnimi) i rregullt i faqes së internetit të transparencës me të gjeturat e monitorimit,