Komunikata

Urbanizmi i Prizrenit me përqindje të ulët të hyrave vetjake në vitin 201603.05.2017Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit ka realizuar përqindje të ulët të hyrave vetjake gjatë vitit 2016. Në raportin mbi realizimin e buxhetit për periudhën janar-dhjetor 2016 thuhet se arkëtimi i të hyrave nga shfrytëzimi i tokës dhe lejet e ndërtimit është jo i kënaqshëm.Shkarko
Gjetja arkeologjike në Sheshin e Lidhjes pa masa mbrojtëse kundër ngricave11.01.2017Gjetja arkeologjike në Sheshin e Lidhjes në Prizren edhe gjatë këtij dimri ka mbetur pa masa mbrojtëse kundër ngricave. Kjo gjetje, ka mbetur e hapur prej vitit 2015, duke iu nënshtruar kushteve të jashtme, ndërkohë që ditëve të fundit është mbuluar nga bora dhe moti i ftohtë përkatësisht ngricat.Shkarko
Raste simbolike të ndjekjes për ndërtimet pa leje dhe dëmtimin e Trashëgimisë Kulturore30.12.2016Organet e drejtësisë janë aktivizuar sa i përket shqyrtimit të rasteve që kanë të bëjnë me ndërtime pa leje dhe dëmtimin e Trashëgimisë Kulturore në Prizren, ani pse statistikat e tremujorit të tretë të vitit 2016 janë simbolike në këtë drejtim.Shkarko
35 rastet e shqyrtuara nga Task Forca mbeten në harresë20.12.2016Kanë kaluar afër 8 muaj që prej se organet komunale i kanë lëshuar njoftimet lidhur me 35 rastet e shqyrtuara nga Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit, për tejkalimet e konstatuara në raport me lejet e ndërtimit në objekte të ndryshme brenda kësaj zone të mbrojtur.Shkarko
Komisioni Evropian paraqet shqetësimin për degradimin sistematik të TK - së20.11.2016Degradimi sistematik i trashëgimisë kulturore, me theks të veçantë në Prizren sikurse edhe vazhdimi i kulturës së pandëshkueshmërisë lidhur me rrënimet ilegale të monumenteve janë përmendur si shqetësime në kuadër të Raportit për Kosovën të Komisionit Evropian (linku: http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2016/20161109_report_kosovo.pdf). Madje degradimi sistematik i trashëgimisë kulturore në Prizren sipas këtij raporti paraqet edhe rrezik të shtuar për sigurinë publike.Shkarko
Komuna e Prizrenit nuk e ka zbatuar rekomandimin e Auditorit për lejet e ndërtimit26.08.2016Komuna e Prizrenit nuk ka arritur që të vendos kontrolle efektive dhe monitorim të duhur gjatë trajtimit të rasteve të ndërtimit dhe rekomandimi i dhënë nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm (ZAP) rreth kësaj çështjeje ka mbetur i paadresuar. Në Raportin e fundit të Auditorit që është publikuar muaj më parë bëhet e ditur se rekomandimi për lejet e ndërtimit i paraqitur në vitin e kaluar nuk është zbatuar nga ana e Komunës së Prizrenit.Shkarko
Legalizimi i dështuar i ndërtimeve pa leje11.07.2016Ligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje që ka hyrë në fuqi në fillim të vitit 2014 nuk ka arritur që të përmbush qëllimin e vet. Kësisoj procesi i nisur dy vjet më parë për legalizimin e ndërtimeve pa leje në Kosovë ka dështuar.Shkarko
Koha e fundit që Qeveria e Kosovës të intervenoj në Qendrën Historike të Prizrenit10.05.2016Rrënimi i objekteve të vjetra, që gëzojnë mbrojtje në bazë të legjislacionit në fuqi, nuk po ka të ndalur në Qendrën Historike të Prizrenit. Rasti i fundit, i shkatërrimit të vlerave të trashëgimisë kulturore në këtë zonë të mbrojtur ka ndodhur të enjten në rrugën “Marin Barleti”. Sipas autoriteteve në të njëjtën rrugë ka edhe disa objekte të tjera që janë në prag të kolapsit. Tashmë ka kaluar kohë e konsiderueshme që prej se shteti nuk po ndërmerr veprime të duhura për ruajtjen e konservimin e këtyre ndërtesave, që paraqesin vlera të çmuara të trashëgimisë arktiketonike të Prizrenit.Shkarko
35 rastet e Task Forcës: Blerje kohe dhe ikje nga përgjegjësia22.04.2016Inspektorati i Komunës së Prizrenit në fillim të kësaj jave ka paralajmëruar dërgimin e njoftimeve te pronarët e objekteve të banimit dhe ato afariste për evitimin e tejkalimeve apo shkeljeve në raport me lejet ndërtimore, të cilat ishin evidentuar pas shqyrtimit të 35 rasteve nga Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit. Shkarko
Monumenti që po cenohet nga zjarri të hyjë nën kontrollin e institucionit kompetent13.04.2016Ndërtesa, që është aset i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme të MKRS-së, si pjesë e Kompleksit të Kishës Katolike, Zonja Ndihmëtare, të premten mbrëma ështëpërfshirë përsëri nga zjarri në rrethana ende të pasqaruara nga organet e emergjencave dhe të sigurisë, që paraqet rastin e dytë të kësaj natyre brenda tre javësh në këtë monument.Shkarko
Edhe një monument i trashëgimisë kulturore dëmtohet nga zjarri21.03.2016Objektet e mbrojtura të trashëgimisë kulturore brenda Qendrës Historike të Prizrenit vazhdojnë që të shkatërrohen, ndërkohë që institucionet përgjegjëse ende nuk kanë gjetur forma të përshtatshme për ruajtjen e tyre.Shkarko
Vazhdojnë rrënimet pa leje në Qendrën Historike të Prizrenit15.02.2016Rrënimet e objekteve që ndodhen brenda Qendrës Historike të Prizrenit, pa u pajisur me leje nga organet kompetente po vazhdojnë edhe në këtë vit. Rasti i fundit ka ndodhur para dy javësh në rrugën e Saraçëve, ku pala nuk ka përfillur kërkesat ligjore për ndërmarrjen e veprimit rrënues.Shkarko
Gjendja në Qendrën Historike të Prizrenit më e rëndë se që e thotë Raporti i Progresit 17.11.2015Gjendja në Qendrën Historike të Prizrenit gjatë vitit që po e lëmë pas nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të ndjeshëm. Madje zhvillimet në këtë zonë janë më problematike sesa që përshkruhen në Raportin e sivjetmë të Komisionit Evropian për Kosovën. Shkarko
Publikohet raporti “Zhdukja e gjurmëve – Qendrat historike të Kosovës”08.09.2015EC Ma Ndryshe të hënën ka publikuar raportin hulumtues “Zhdukja e gjurmëve – Qendrat historike të Kosovës”, me anë të të cilit synohet pasqyrimi i përgjithshëm i statusit të mbrojtjes së qendrave urbane me karakter historik në Kosovë.Shkarko
Rrënimi i Hanit të familjes Mullafazliu, dështimi i radhës në mbrojtjen e trashëgimisë së Prizrenit EC07.08.2015EC Ma Ndryshe reagon ndaj rrënimit të Hanit të familjes Mullafazliu, veprim ky që ka ndodhur me lejendhe pëlqimin e autoriteteve të nivelit lokal dhe qendror. Kjo ndërtesë, ndoshta e vetme e kësajtipologjie që ndodhej në Qendrën Historike të Prizrenit, është rrënuar të martën në orët e pasdites.Shkarko
Komuna e Prizrenit duhet të forcoj kontrollet dhe monitorimin te lejet ndërtimore31.07.2015Në kuadër të projektit për monitorimin e zhvillimeve në sektorin e urbanizmit të Prizrenit, EC Ma Ndryshe ka shqyrtuar çështjen e lejeve të ndërtimit që lëshohen nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, pasi që kjo temë është theksuar në kuadër të gjeturave të Raportit të Auditorit për vitin 2014. Shkarko
Institucionet bartin një pjesë të përgjegjësisë për shembjen e murit të Kalasë26.05.2015Gjatë dy muajve të kaluar EC Ma Ndryshe ka hulumtuar çështjen e rrëzimit të një pjese të murit ballor të Kalasë së Prizrenit, që paraqet njërin prej monumenteve më të rëndësishme arkeologjike në këtë komunë. Shkarko
Publikohen të dhënat statistikore mbi (Pa)drejtësinë në Urbanizmin e Prizrenit07.05.2015EC Ma Ndryshe ka publikuar analizën e shkurtër “(Pa)drejtësia në Urbanizmin e Prizrenit?”, ku me anë të dhënave statistikore tregohet dështimi i institucioneve në zbatimin e legjislacionit të hartuar dhe miratuar me qëllim të ruajtjes së Qendrës Historike të Prizrenit. Shkarko
DUPH të mos nxitoj për lëshimin e lejes së re për ndërtimin e bibliotekës 15.04.2015EC Ma Ndryshe gjatë ditëve të fundit ka vazhduar që të përcjellë me vëmendje zhvillimet rreth projektit për ndërtimin e bibliotekës në afërsi të shkollës së vjetër "Ryzhdije". Shkarko
Komuna vazhdon punimet në oborrin e Ryzhdijes pa pëlqimin e MKRS-së01.04.2015EC Ma Ndryshe gjatë ditëve të fundit ka përcjellë me vëmendje zhvillimet rreth projektit për ndërtimin e bibliotekës në afërsi të shkollës së vjetër "Ryzhdije". Shkarko
Hamami i Prizrenit prej muajsh i cenueshëm23.03.2015EC Ma Ndryshe gjatë muajit mars ka hulumtuar çështjen e restaurimit të pullazit të Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren respektivisht arsyet për ndërprerjen e punimeve në këtë projekt. Shkarko
Task Forca për Qendrën Historike të Prizrenit: Një vit, asnjë takim16.03.2015Gjatë kësaj jave mbushet një vit që prej se Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë vendimpër krijimin e Task Forcës për Qendrën Historike të Prizrenit.Shkarko
Komuna vë gurthemelin e Bibliotekës pa e marrë lejen e MKRS-së23.01.2015Në kuadër të monitorimit të zhvillimeve në sferën e urbanizmit të Prizrenit, “EC Ma Ndryshe” gjatë këtij muaji ka hulumtuar rastin e inicimit simbolik të punimeve për ndërtimin e Bibliotekës së re të Qytetit në hapësirën e shkollës së vjetër "Ryzhdije".Shkarko
Komuna e Prizrenit përsëri shkel ligjin në Qendrën Historike13.10.2014Në kuadër të vëzhgimit të zhvillimeve në sferën e urbanizimit të Prizrenit, “EC Ma Ndryshe” gjatë javës së kaluar ka hulumtuar rastin e intervenimit në infrastrukturën e rrugës “Marin Barleti”, që shtrihet brenda kufijve të Qendrës Historike të Prizrenit.Shkarko
Publikohen analiza “Ku është kalldrëmi i Prizrenit?” dhe Harta e shtëpive të vjetra11.09.2014“EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm” të mërkurën ka prezantuar dy produkte të reja, që trajtojnë identitetin urban dhe trashëgiminë kulturore të qytetit, që ditaditës po transformohen, duke i dhënë një pamje tjetër Prizrenit, në kundërshtim me kujtesën kolektive të komunitetit.Shkarko
Ligjet nuk po e mbrojnë Qendrën Historike të Prizrenit10.06.2014EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm” ka analizuar kornizën legjislative dhe institucionale për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore brenda Qendrës Historike të Prizrenit. Shkarko
Letër publike drejtuar kandidatëve për deputetë nga Prizreni 27.05.2014Duke marrë parasysh zhvillimet negative në sferën e urbanizmit të Prizrenit, me theks të veçantë në degradimin e trashëgimisë kulturore, “EC Ma Ndryshe” ka vendosur që t’i drejtohet me këtë letër publike kandidatëve të Prizrenit që garojnë për ulëse në Kuvendin e Kosovës. Shkarko
Komuna e Prizrenit mos të inicioj punime pa u pajisur me leje ndërtimore 18.04.2014EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm” ka shqyrtuar ecurinë e nisjes së punimeve në rivitalizimin e Sheshit të Lidhjes, që ka ngjallur një debat në shoqërinë prizrenase sa i përket ruajtjes së vlerave natyrore dhe trashëgimisë urbane, në këtë pjesë të rëndësishme të Qendrës Historike të qytetit. Shkarko
Ekzekutivi të hartoj planin për promovimin e vlerave tradicionale të Prizrenit 07.03.2014“EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm” ka përcjellë nga afër emërimin e drejtorëve të rinj të qeverisë komunale, puna e përditshme e të cilëve lidhet me urbanizmin, ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe promovimin e turizmit dhe të zhvillimit ekonomik. Shkarko
URA E GURIT DHE E ARASTËS, DËSHMI TË MUNGESËS SË SHTETIT LIGJOR05.02.2014“EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm” ka shqyrtuar sërish çështjen e ndriçimit të Urës së Gurit dhe atë të Arastës, në Qendrën Historike të Prizrenit.Shkarko
AUTORITETET QENDRORE TË VEPROJNË NË QENDËR TË PRIZRENIT20.01.2014“EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm” ka kërkuar nga Drejtoria e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit që të bëjë publike të dhënat në lidhje me veprimet që do të ndërmerren për objektet e ndërtuara pa leje në Qendrën Historike të qytetit.Shkarko
INSTITUCIONET T’I MBROJNË OBJEKTET ME VLERA TË PRIZRENIT30.12.2013“EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm” ka shqyrtuar ecurinë e hetimeve në lidhje me djegien e shtëpisë së familjes Shehu në lagjen “Tabakhanë”. Gjatë këtyre javëve janë mbledhur informata nga institucionet e hetuesisë dhe të sigurisë, në bazë të cilave supozohet se zjarri ishte shkaktuar nga instalimi i vjetër i rrymës elektrike. Shkarko
QENDRA HISTORIKE PA MJETE TË NEVOJSHME FINANCIARE06.12.2013“EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm” nga qeveria lokale e Prizrenit ka kërkuar që ta bëj publike shumën e mjeteve financiare që Komuna i ka pranuar për kompetencat shtesë lidhur me mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare sipas Ligjit për Qendrën Historike, sikurse edhe informatën në lidhje me sigurimin e fondeve sistematike për restaurim dhe mirëmbajtje të kësaj Qendre, duke përfshirë të gjitha elementet përbërëse të saj. Shkarko
INTERVENIME ILEGALE NË URËN E GURIT DHE ARASTËS08.11.2013“EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm” ka hulumtuar çështjen e intervenimeve të fundit që janë bërë në ndriçimin e Urës së Gurit dhe riparimin dhe ndriçimin e Urës së Arastës, që të dyja në Qendrën Historike të Prizrenit.Shkarko
PZHKP të shërbej si pikënisje për ndalimin e degradimit urbanistik në Prizren25.10.2013Monitoruesit e “EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm” kanë përcjellë me vëmendje procesin e miratimit të Planit Zhvillimor Komunal të Prizrenit 2013-2025, që paraqet një dokument statutor që udhëheq zhvillimin e komunës përgjatë dekadës në vijim. PZHKP është miratuar nga Kuvendi i Komunës më 17 shtator 2013. Shkarko
Raporti i Progresit 2013 konfirmon degradimin e trashëgimisë kulturore nga ndërtimet pa leje17.10.2013Raporti i Progresit për Kosovën për vitin 2013 i publikuar nga Komisioni Evropian ka konfirmuar shqetësimet e shoqërisë civile në Prizren dhe Kosovë për degradimin e trashëgimisë kulturore. Raporti i publikuar të mërkurën në mënyrë eksplicite konstaton se “interesat biznesore shpesh herë mbizotërojnë kundruall interesave të trashëgimisë kulturore”, duke aluduar në ndërtimet pa leje. Njëherësh, Komisioni Evropian, në pjesën e raportit që flet për të drejtat kulturore ka bërë thirrje për “veprime të fuqishme për të ndaluar aktivitetet ilegale dhe degraduese si dhe korrigjimin e atyre ndërtimeve që kanë tejkalime”.Shkarko
Ndërtimet pa leje po e dëmtojnë urbanizmin dhe buxhetin komunal10.09.2013Auditorët kanë konstatuar se Komuna e Prizrenit nga lejet e ndërtimit për periudhën e vitit 2012 kishte planifikuar që të realizoj të hyra në vlerë 800,000 €, ndërsa kishte arkëtuar 843,346 €. Ata kanë testuar 8 mostra në vlerën 274,582 € dhe kanë identifikuar si mangësi, mos sigurimin e një bazë të plotë të të dhënave për numrin e kërkesave për leje, lejet e lëshuara, dhe refuzimet për vitin 2012; dhe në tri raste kanë konstatuar se komuna kishte lëshuar vendim për ndërtimin e dy kateve, ndërsa inspektorët në terren kanë vërejtur tejkalime në ndërtimin e objekteve dhe janë ndërtuar më shumë kate se sa është përcaktuar me leje ndërtimi.Shkarko
Drejtoria e Urbanizimit realizon projektin në mënyrë ‘klandestine’29.08.2013Nga muaji korrik, “EC Ma Ndryshe” ka nisur zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, përkrahur financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Nevoja për mbikëqyrjen e zhvillimeve në sektorin e urbanizimit ka rrjedhë si pasojë e zhvillimeve të shumta negative gjatë periudhës së pasluftës dhe tranzicionit që janë manifestuar me degradimin urban dhe planifikimin e pa-balancuar hapësinor. Projekti synon që të instaloj një sistem të monitorimit të përhershëm të aktivitetit shtetëror (dy nivelet e pushtetit dhe organet e drejtësisë) në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit urban në qytetin e Prizrenit, me theks të veçantë në Qendrën Historike të tij, për të siguruar rend urbanistik. Shkarko
Institucionet ngufasin hapësirën rreth LSHP-së 02.08.2013Nga muaji korrik, “EC Ma Ndryshe” ka nisur zbatimin e projektit “Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm”, përkrahur financiarisht nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Nevoja për mbikëqyrjen e zhvillimeve në sektorin e urbanizimit ka rrjedhë si pasojë e zhvillimeve të shumta negative gjatë periudhës së pasluftës dhe tranzicionit që janë manifestuar me degradimin urban dhe planifikimin e pa-balancuar hapësinor. Projekti synon që të instaloj një sistem të monitorimit të përhershëm të aktivitetit shtetëror (dy nivelet e pushtetit dhe organet e drejtësisë) në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit urban në qytetin e Prizrenit, me theks të veçantë në Qendrën Historike të tij, për të siguruar rend urbanistik. Shkarko