Kryetari i Komunës

Kryetar aktual i Komunës së Prizrenit është Ramadan Muja nga Partia Demokratike e Kosovës, i zgjedhur për mandatin e dytë në Zgjedhjet Lokale të vitit 2009. Për kë lexuar biografinë e kryetarit të komunës, klikoni këtu. Për të lexuar raportin e punës së kryetarit, klikoni këtu.

Përgjegjësitë e Kryetarit

Kryetari i Komunës së Prizrenit ka këto përgjegjësi:

  • Përfaqëson Komunën dhe vepron në emër të saj;
  • Udhëheq ekzekutivin e Komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyr administrimin financiar të Komunës;
  • Ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite Kuvendit të Komunës apo komiteteve të tij;
  • Është përgjegjës për zbatimin e rregulloreve dhe vendimeve të miratuara nga Kuvendi i Komunës, administrimin financiar të Komunës dhe ekzekuton aktet e Kuvendit të Komunës;
  • Emëron dhe shkarkon nënkryetarin e Komunës;
  • Rekruton dhe largon udhëheqësin e Personelit në pajtim me ligjin e zbatueshëm për shërbimin civil;
  • Në çdo kohë mund t’i propozojë drejtoritë që duhet t’i ketë Komuna;
  • Emëron drejtorët e drejtorive të Komunës për të ndihmuar rreth kryerjes së detyrave të tij;
  • Bën caktimin apo ndarjen dhe bashkërendimin e përkohshëm të punëve dhe përgjegjësive ndërmjet drejtorive sipas nevojës duke pasur për bazë lëmin apo projektin e caktuar;
  • Emëron dhe shkarkon këshilltarët e tij të cilët i ndihmojnë atij për kryerjen e detyrave;
  • Propozon rregullore apo akte të tjera për miratim në Kuvendin e Komunës;
  • Propozon planin zhvillimor komunal, planet rregulluese dhe investuese, i propozon buxhetin vjetor për miratim Kuvendit të Komunës dhe e ekzekuton buxhetin e miratuar;
  • Raporton para Kuvendit të Komunës për situatën ekonomike financiare të Komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të Komunës, së paku një herë në gjashtë muaj apo kurdoherë që kërkohet nga Kuvendi i Komunës;
  • Mund të kërkojë që Kuvendi i Komunës ta shqyrtojë ndonjë akt komunal që është miratuar nga Kuvendi para hyrjes së tij në fuqi kur konsideron se akti cenon interesin e komuniteteve apo ligjvënien që është në zbatim;
  • Kujdeset për zbatimin e dispozitave të Ligjit të Vetëqeverisjes Lokale dhe dispozitat tjera ligjore që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e komunave;
  • Konsulton nënkryetarin e komuniteteve për çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin pakicë;
  • Aktivitetet tjera që i caktohen me Statut;
  • Bashkëpunon me kryesuesin e Kuvendit për caktimin e rendit të ditës për mbledhje të Kuvendit dhe Kryen edhe të gjitha funksionet tjera të përcaktuara me ligje të veçanta dhe përgjegjësi tjera që caktohen nga Kuvendi i Komunës për kryetarin në pajtim me këtë Statut.
  • Kryetari i Komunës, nga kompetencat e veta bie vendime, konkluzione, rekomandime dhe akte të tjera juridike nënligjore që janë në pajtim me sistemin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës.