Rritja e pjesëmarrjes në vendimmarrje përmes mediave sociale në Prizren dhe Gjilan

Projekti i mediave sociale është përpjekje për t’i inkurajuar të rinjtë e qytetit të Prizrenit dhe Gjilanit për pjesëmarrje në proceset e vendimmarjes lokale dhe përmes qasjes inovative dhe edukative, si dhe për t’ju lehtësuar atyre të kuptuarit sa më mirë të të drejtave dhe përgjegjësive qytetare. Për më tepër, projekti synon që të ngjushtojë hendekun në mes qeverisë lokale dhe të rinjve duke i mbështetur ata përmes aktiviteteve të ndryshme në terren dhe në komunitet, duke përdorur mediat sociale që janë në dispozicion gjithnjë e më shumë. Objektivat specifike të këtij projekti janë: a) të forcoj partneritetin dhe ndërveprimin midis të rinjve dhe pushtetit, përmes komunikimit interaktiv dhe të drejtpërdrejtë midis tw dyja palwve, b) të rinjtë të kuptojnë më mirë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre qytetare duke përdorur dhe zhvilluar mediat sociale, me synimin afatgjatë të rritjes së pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje dhe procesin politik të monitorimit të qeverisjes lokale dhe c) të rris interesimin e publikut dhe të kuptuarit më të mirë të të drejtave dhe përgjegjësive qytetare.

Aktivitetet Kryesore
Aktivitetet të cilat do të mundësojnë implementimin e objektivave të synuara nga projekti janë:

- Monitorimi i departamenteve të rinisë,
- Avokimi për përfshirje të rinisë në vendimmarrje,
- Takimet e të rinjëve me zyrtarët komunal,
- Prodhimi i web portalit,
- Krijimi i moduleve online për buxhetim me pjesëmarrje, shprehjen e shqetësimeve dhe peticion online/elektronik,
- Debate në shkolla dhe Universitete,
- Hulumtime mbi aktivizmin e rinisë
- SMS Platforma për informim
- Angazhim direkt i rinisë në projekt
- Dokumentar mbi “Aktivizmin Rinor në Prizren dhe Gjilan”,
- Kampanjë mediale dhe informim publik, dhe
- Prodhimi i aplikacionit të mediave sociale për telefona të menqur (smart phone).

Të arriturat
Deri tani është zhvilluar web platforma me tri module online dhe SMS platforma. Tri modulet online janë: e-peticioni, ku qytetarët mund të krijojnë peticione online për cfarëdo çështje që ata i brengos, buxhetimi me pjesëmarrje, ku qytetarët mund të japin propozimet për investime kapitale që ata mendojnë se janë të nevojshme të realizohen në komunën e tyre si dhe moduli ankohu, ku qytetarët mund të raportojnë ankesat e tyre në lidhje me problemet, dukuritë dhe shqetësimet në qytet, lagje, komunitet, shkollë, park etj.

Publikimi i analizës “Rinia dhe Transaprenca: Të përjashtuar apo të injoruar?”, ka nxjerrë në pah njohuritë e të rinjve të Prizrenit dhe Gjilanit për hartimin e politikave lokale, procesin e vendimmarjes, pjesëmarrjen si dhe përdorimin e mediave sociale. Debatet në shkolla të mesme, të larta dhe Universitete publike e private, kanë për qëllim informimin dhe përfshirjen e të rinjve drejtëpërdrejtë në këtë projekt dhe në proces të vendimmarjes lokale. Faqja e projektit në Facebook përmban të gjitha informacionet dhe aktivitetet e projektit, dhe është një prej mjeteve të rëndësishme të interakcionit midis të gjithë përfituesve të projektit. Më shumë informata rreth këtij projekti, aktiviteteve dhe të arriturave mund të gjeni në http://www.onlinetransparency.org/rpms/. Ky projekt përkrahet nga UNDP zyra në Kosovë, ndërsa në komunën e Gjilanit zbatohet përmes partnerit lokal, Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar.