Qytetarët e Prizrenit kërkojnë "Korsi për biçikleta"
Më 15 maj 2015 i ështe dorëzuar kërkesa për Korsi për Biçikleta Kryesuesit të Kuvendit të Komunës, Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe asaj të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, si kërkesë e shprehur përmes dy peticioneve të qytetarëve të Prizrenit.
Peticioni elektronik mbështetet në kërkesën e rreth 900 qytetarëve, përderisa peticionin tjetër qytetarët kanë pas mundësi ta nënshkruajnë me 9 maj 2015, gjatë performansës publike Vozit biçikletë, në Prizren. Prizreni duhet të jetë i gjelbërt!