EC Ma Ndryshe përmbyll fazën e parë të dorëzimit të shkresave të pranuara nga qytetarët
Pas punës disa mujore në hartimin dhe zhvillimin e idesë, si dhe funksionalizimin dhe promovimin e platformës për pjesëmarrje përmes mediave sociale në vendimmarrjen e komunës së Prizrenit, OJQ EC Ma Ndryshe, të premten, ka përmbyll fazën e parë të dorëzimit të shkresave të pranuara nga qytetarët
Propozimet për buxhet respektivisht investime kapitale, ankesat e ndryshme dhe e-peticionet e pranuara përmes platformës online www.merrpjese.org, janë adresuar tek organet përgjegjëse komunale.
Të gjitha shkresat që janë protokolluar në komunë i janë drejtuar drejtorëve të drejtorive përkatëse, Kryesuesit të Kuvendit të Komunës dhe Zyrtarit për Informim pranë Kuvendit Komunal.
EC Ma Ndryshe përmes kësaj forme inovative të artikulimit të kërkesave dhe vullnetit të qytetarëve, synon që të rris pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje dhe njëkohësisht të shtyjë organet komunale që të veprojnë në përputhje me interesat e shprehura drejtpërdrejtë nga qytetarët. Lexo komunikatën.