Lajme
Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës20.03.2014Kuvendi Komunal i Gjilanit, të mërkurën më 19 mars, ka zhvilluar punimet në seancën e radhës, ku është diskutuar dhe ka miratuar vendimin për bartjen e mjeteve financiare nga të hyrat vetanake të pa shpenzuara të vitit fiskal 2012 dhe 2013, në vitin fiskal 2014, pastaj planin e punës së Kuvendit Komunal për vitin 2014, vendimin për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, vendimin paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronave të paluajtshme komunale, vendimin për themelimin e Komisionit vlerësues të ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronave të paluajtshme komunale, vendimin për themelimin e Komisionit për vlerësimin e ankesave. Po ashtu është miratuar rregullorja për taksa, ngarkesa e gjoba komunale, me disa vërejtje të këshilltarëve komunalë.më shumë
Diskutohet me publikun për projekt-rregullorën e taksave komunale17.01.2014Projekt-rregullorja për taksa komunale, i është nënshtruar të enjten dëgjimit të parë publik, ku qytetar dhe përfaqësues të tjerë kanë kërkuar ulje të tatimit në pronë, qira më të vogla për objektet komunale, heqje të taksës për ndërmarrjet e kontrollimit teknik, ulje të taksës për operatorët kabllorë si dhe harmonizim të taksave tjera me kushtet ekonomike të qytetarëve, për t`i bërë ato sa më të përballueshme.më shumë


