Me ane të këtij peticioni shpreh brengën time se në qytetin e Prizrenit po thuaj se ne të gjitha lagjet kemi një mbingarkim të tepert te shtyllave elektrike ku kjo drejtperdrejt të centon te drejtën e lëvizjes së lirë sepse gjithmon të jepë ndjenjën e pa siguris në lagje e qytet. Mbingarkimi i tepërt në shtyllat elektrike të cilat jo vetëm që përmbajnë percjellës te shumët elektrik por edhe percjellës te platformave të ndryshme të kompanive private ku në të shumtën e rasteve janë rrezikshmëri e pa kujdesit të tyre.
Kjo situatë mund të jetë fatale sidomos në rastin kur këto shtylla elektirke janë shumë afer shkollave fillore e të mesme, ku frekuentojnë me mijëra nxënës çdo ditë.
Shpresojë në përkrahjen e qytetarëve për këtë çështje.