Prizren
Zgjedh QytetinPrizrenGjilan
Pjesëmarrja përmes mediave sociale
Kërkojmë laborator në shkollaDrejtuar: Drejtorisë Komunale të Arsimit
Krijuar ngaArdian MuçajPrizren,
n�nshkruar nga: 143 p�rkrah�sKy peticion është i mbyllur dhe është dorëzuar në organet komunale, ju lutemi shikoni peticionet e tjera aktive.

Arsyeja kryesore e fillimit të këtij peticioni qëndron në faktin se u bënë tri vite që kam studiuar në Gjimnazin Gjon Buzuku,në drejtimin e shkencave natyrore dhe tani jam maturant i diplomuar,por asnjëherë deri më sot nuk kemi arritur që gjërat teorike të arrijmë ti praktikojmë.Kjo është një mungesë e madhe për shkak se ështe drejtimi i vetem ku si njëra nga lëndet parësore trajtohet lënda e Kimisë dhe ka qenë e pamundshme që një nxënës të arrijë dhe të futet ne botën e kësaj lënde nga arsyeja që një shkencë kaq e veqantë është kthyer në një lëndë të thatë shkaku mungesës së një laboratori.
Në emër të të gjithë nxenësve i bëj kërkesë Drejtorisë Komunale të Arsimit që të ndërmarrë hapa sa më të shpejtë në zgjidhjen e këtij problemi dhe viti i ri shkollor ta gjejë këtë gjimnaz me një laborator kimik.

Projekti �Pjesëmarrja përmes mediave sociale� p�rkrahet financiarisht nga UNDP.
"Rritja e pjesmarrjes ne vendimmarrje permes mediave sociale"