Titulli i ankesësShtegu për kalanë e qytetit
Vendi/LokacioniPrizren
Përshkrimi i ankesës
Ankesa ne fjalë ka të bëjë me fillimin e bllokimit të rrugës kryesore të kalasë nga rritja e tepërt dhe shumimi i degëve të egra përgjatë rrugës. Kjo pengesë është nga mos përgjegjësia e komunës dhe kompanisë kontraktuese për mirëmbajtjen e rrugës kryesore të kalasë. Kohëve të fundit këto pengesa po cenojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve për arsye se këto barishte vështirësojnë rrugën për në kala dhe janë hapësira potenciale për shumimin e gjarpërinjve dhe insekteve tjera. Këto pengesa mund të shpijnë në raste fatale të qytetarëve të Prizrenit dhe të vizitorëve.
Në të njëjtën kohë edhe mirëmbajta e rrugës për në kala nuk është në nivel të duhur, ajo rrugë është jashtëzakonisht e pa pastër, e pa sigurt dhe nuk nuk ofron ulëse pushuese e gjithashtu edhe ndriçimi i rrugës është jo i mjaftueshëm . Unë shpresoj që komuna nuk e ka harruar rrugën kryesore të kalasë ngase merret me planin e ardhshëm të rrugës "brilante ", ajo me ngjitjen në kala me teleferik apo me lift.Përgjigjet Zyrtare