Prizren
Zgjedh QytetinPrizrenGjilan
Pjesëmarrja përmes mediave sociale
Titulli i ankesësNgrohtorja në shkollën fillore "Abdyl Frashëri"
Vendi/LokacioniOrtakoll, Prizren
Përshkrimi i ankesës

 

 Shkolla fillore Abdyl Frashëri në Prizren posedon ngrohtoren e cila ka kaldajat me thëngjill, një sistem i cili është i vjetër dhe që gjatë muajve të dimrit kur ngrohtorja në fjalë fillon punën, fillon edhe ndotja e ajrit, pra krijohet ajër i rëndë. Lagjja Ortakoll është lagje me shumë banorë dhe banorët në ndërtesat që gjenden në afërsi të ngrohtores gjatë muajve të dimrit thuajse nuk mund të dalin as në ballkonet e tyre, kjo për shkak të ndotjes që krijon kjo ngrohtore.
Si zgjidhje për këtë problematikë, rekomandoj zëvendësimin e kaldajave me thëngjill me një sistem më bashkëkohorë, atë të ngrohjes me pelet. Ky sistem garanton eliminimin e ndotjes së ambientit, pra është ekologjik si dhe është më ekonomik.
Ky shembull për zëvendësimin e kaldajave me thëngjill apo me naftë, në të ardhmen le të jetë edhe për shkolla dhe institucione tjera ku administron Komuna.

Përgjigjet Zyrtare
Ngrohtorja në shkollën fillore "Abdyl Frashëri"Shkarko04.12.2014
Prapa
Projekti �Pjesëmarrja përmes mediave sociale� p�rkrahet financiarisht nga UNDP.
"Rritja e pjesmarrjes ne vendimmarrje permes mediave sociale"