Prizren
Zgjedh QytetinPrizrenGjilan
Pjesëmarrja përmes mediave sociale
Titulli i ankesësPastrimi i pusetave
Vendi/LokacioniOrtakoll, Prizren
Përshkrimi i ankesës

Gjatë muajve të vjeshtës dhe të pranverës, Prizreni di të shndërrohet në basene të vogla artificiale. Për fat të mirë ndoshta nuk krahasohemi me komuna tjera në këtë drejtim, mirëpo duhet të mendohet edhe për këto problematika.
Në shumë rrugë të qytetit mund të hasim puseta të papastruara, madje edhe të mbushura deri në nivelin e rrugës.
Për tu shqetësuar është edhe fakti i vjedhjes së kapakëve të pusetave.
Komuna edhe pse ka shpallur tenderë në këtë drejtim, përsëri mund të hasim në puseta të papastruara që prej ndërtimit të rrugës. Komuna duhet të angazhoj ndonjë ndërmarrje publike, që periodikisht të merret me pastrimin e pusetave të kanalizimit atmosferik, në mënyrë që të shmanget ndonjë vërshim i mundshëm.
Po ashtu të bëhet ndonjë ridizajnim i kapakëve të pusetave, apo ndonjë formë tjetër në mënyrë që ato të mos vidhen.
Më konkretisht, të tilla problematika mund të hasen në rrugët: Isa Boletini, Sadik Rexha, Trepça, Wesley Clark.
 

Përgjigjet Zyrtare
Prapa
Projekti �Pjesëmarrja përmes mediave sociale� p�rkrahet financiarisht nga UNDP.
"Rritja e pjesmarrjes ne vendimmarrje permes mediave sociale"