Në rrugën William Volker, rruga për Bajram Curr, konkretisht, Qendra e Regjistirimit te Automjeteve në Prizren, tek Administrata Qendrore, (pasaportat), pothuajse çdo ditë, ka numër të madh qenjsh që enden gjatë tërë ditës dhe mbrëmjes. Si banorë jemi tejet të shqetësuar, ngase ne lagjen ku ne jetojmë, ka nxënës që shkojnë në shkollë, qytetarë që bëjnë tregeti në qendër tregetare, dhe kemi raste kur nga qejte e tërbuar janë lënduar shumë fëmijë të lagjes por edhe te rritur, në këtë ftohtë tani më dihet, etja e tyre. Ju lutemi shumë të ndërmerni masa, të njoftohet Komuna për këtë rast, se më të vërtet është bërë rrugë e pakaluar. Komuna ka marr përsipër eliminimn e tyre, por në lagjen tone, minimum nga 10 qenje enden si grup gjatë tërë ditës dhe asnjiher zyrtarët kompetent nuk e ka vizituar këtë pjesë të qytetit. Po shpresojmë shumë dhe kemi besim te ju, për realizimin e ankesës tonë drejtuar insitucionit për ndërmajrren e masave adekuate. Ju falemderit për punën që bëni!