Titulli i ankesësRespektimi i ligjit kundër pirjes së duhanit në hapësira të mbyllura
Vendi/LokacioniPrizren
Përshkrimi i ankesës
Pjesen dërmuese të kohës ne të rinjtë i frekuentojmë kafenetë e qytetit. Dukuria e pirjes së duhanit në ambiente të mbyllura si duket nuk ka të ndalur. Jemi dëshmitarë se në kafenetë e shumta të qytetit, gjatë mbrëmjes nuk respektohet ligji kundër duhanit.
Ju lutem të merrni masa dhe ta verifikoni, sepse kjo po na dëmton shëndetin.
Përgjigjet Zyrtare