Gjilan
Zgjedh QytetinPrizrenGjilan
Pjesëmarrja përmes mediave sociale
Projekti i propozuarInstitucioni Parashkollor dhe Shkolla Fillore
Vendi/LokacioniLivadhet a Arapit
Përshkrimi i propozimit

Propozimi im si qytetare e Gjilanit është ti jepet rëndësia e merituar infrastrukturës në arsim e veçanërisht ne Institucionet parashkollore, arsimin para fillorë dhe atë fillor. Jemi dëshmitarë që qyteti ka mangësi të mëdha pikërisht në këtë sektor. Me konkretisht propozoj që të realizohet projekti i ndërtimit të kopshtit dhe Shkollës fillore në lagjen Livadhet e Arapit. Ky propozim imi është në harmoni të plotë me planin urbanistik dhe zhvillimor te zonës në fjalë. 

Dobia e komunitetit

Dobia e komunitetit nga ndërtimi i këtyre dy institucioneve esenciale për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve është e pakontestueshme. Për t’u mbushur mendjen që t\'i jepni rëndësinë e duhur këtij propozimi po listoj disa nga dobitë si më poshtë:

- Kopshtet publike ne Gjilan janë po të njëjtat në numër edhe për nga kapacitetet siç kane qenë 30 vjet më parë, ndërkohë që qyteti ka pësuar një rritje të vazhdueshme të numrit të popullsisë, përveç kësaj numri i nënave të angazhuara (me punë, studime, etj) është shumëfish më i madh se që ka qenë në kohën kur janë ndërtuar këto çerdhe. - E njëjta vlen edhe për shkollat fillore me përjashtim të faktit se për shkolla ka pas realizime të projekteve për ndërtimin e tyre në lagjet e reja gjatë rritjes dhe zgjerimit të vazhdueshëm të qytetit.

Zona Livadhet e Arapit, unë personalisht nuk kam ndonjë interes personal për këtë zonë, mirëpo është një lagje me një plan urbanistik të aprovuar dhe fare pranë qendrës së qytetit 1 deri 1.5 km. Është vënë re që me asfaltimin e rrugës që lidh rr. e Malishevës me udhëkryqin e Kamnikut ajo zonë po ndërtohet vazhdimisht. Kështu që ndërtimi i këtyre dy institucioneve do të lehtësonte jetën e qytetareve jo vetëm të asaj zone, por njëkohësisht do të përfitonin edhe qytetaret e qendrës pasi që të gjithë fëmijët, banorë të qendrës bashkë me zonën \"te livadhet e Arapit\", frekuentojnë mësimin parashkollor dhe fillor ne SHF \"Thimi Mitko\".

Dobia me e madhe e realizimit të këtyre projekteve qëndron ne faktin se nuk ka investim më të nevojshëm dhe më të qëndrueshëm sesa investimi për edukimin e mirëfilltë të fëmijëve tanë, ardhmërisë tonë! Për pasoje, ndërtimi i çerdheve publike dhe shkollave, krijimi i kushteve për një edukim cilësor është prioritet mbi prioritetet si për ne si qytetar/taksapagues dhe për qeverisjen aktuale lokale përgjegjëse për realizimin e projekteve në bazë të nevojave dhe prioriteteve te qytetareve.

Përgjigjet Zyrtare
Prapa
Projekti �Pjesëmarrja përmes mediave sociale� p�rkrahet financiarisht nga UNDP.
"Rritja e pjesmarrjes ne vendimmarrje permes mediave sociale"