Titulli i ankesësTransporti i fëmijëve në shkollë
Vendi/LokacioniKravaricë/Gjilan
Përshkrimi i ankesës
Një rregullore e miratuar nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan, u ka mundësuar nxënësve të shkollës së mesme të udhëtojnë me transport, shpenzimet të cilat Komuna i ka bart. Ankesa jonë është se Komuna u ka mundësuar transport vetëm deri në fshatin Gadish i cili është 15km larg qytetit. Ndërsa, në fshatin tonë Kravraricë, këtë të drejtë na është mundësuar vetëm dy muaj para zgjedhjeve lokale që ishin vitin e kaluar. Ne po kërkojmë që të trajtohemi barabarsisht si të tjerët dhe nxënësve tu mundësohet transporti për në shkollë edhe prej fshatit Kravaricë. Për shkak të kushteve dhe mungesës së transportit një prind i ka ndalur nga shkollimi dy fëmijë, ndërsa tash shkon vetëm një nga kjo familje.
Përgjigjet Zyrtare