Gjilan
Zgjedh QytetinPrizrenGjilan
Pjesëmarrja përmes mediave sociale
Titulli i ankesësLaborator në SHMT Mehmet Isai
Vendi/LokacioniSHMT Mehmet Isai, Gjilan
Përshkrimi i ankesës

Në mungesë të zhvillimit të punës praktike që nga pas lufta e gjer më tani,prindërit tanë janë detyruar të na sigurojnë para që të na mundësojnë neve të vizitojmë fabrikat ku ka laborator, në mënyrë që të shohim se si bëhen testet laboratorike. Në ato llojë praktika ne vetëm kemi mund ti shikojmë nga afër mjetet laboratorike, por jo edhe ti testojmë vetë, me arsyetimin se mund të dëmtohen. Për drejtimin tonë praktika është esenciale për ushtrimin e këtij profesioni. Prandaj, ne ankohemi se nuk kemi kushte të mira për edukim cilësorë dhe financiarisht për disa nxënës është e papërballueshme vizita në teren, kur vet shteti është i obliguar të na sigurojë kushtet adekuate. Kërkojmë të na sigurohet laboratori dhe mos të obligohemi të japim para për vizita të cilat shumë pak janë të dobishme. 

Përgjigjet Zyrtare
Prapa
Projekti �Pjesëmarrja përmes mediave sociale� p�rkrahet financiarisht nga UNDP.
"Rritja e pjesmarrjes ne vendimmarrje permes mediave sociale"