Metodologjia e monirtimit
Monitorimi i transparencës së qeverisjes lokale në Prizren përmes monitorimit të punës së organeve komunale. Fokusi themelor i monitorimit do të jetë ekzekutivi i komunës (kryetari i komunës dhe drejtoritë) si dhe shërbimi civil. Monitorimi do të përformohet përmes monitoruesve permanentë, të cilët do të kenë prezencë të rregullt në zyrat komunale dhe qasje të papenguar në dokumentet zyrtare të komunës. Raportimi i të gjeturave të monitorimit do të përdorë gjithashtu një mekenizëm permanent, web-faqen e transparencës së qeverisjes lokale. Të gjeturat e monitorimit do të postohen drejtpërdrejtë në web-faqen e projektit, për të krijuar mundësi qasjeje për të gjitha palët e interesuara. Të gjeturat e monitorimit do të jenë bazë e veprimit për nivelin e dytë të aktiviteteve të projektit, avokimin dhe adresimin e shkeljeve ligjore. Organizata do të përdorë mundësitë ligjore për të nisur procedura të adresimit të shkeljeve ligjore nga ana e komunës.