Lajmet

Monumenti i mbrojtur në prag të shkatërrimit të tërësishëm

08.05.2017

Veprimet shkatërruese ndaj monumentit të mbrojtur në kuadër të kompleksit të Kishës Katolike në Prizren po vazhdojnë. Në rrethana ende të pasqaruara nga autoritetet, gjysma e këtij monumenti të trashëgimisë kulturore tashmë është rrënuar. Një gjë e tillë ka ndodhur pas disa rasteve të shpërthimit të zjarrit në këtë ndërtesë. Thirrjet e deritanishme për intervenim me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së këtij objekti janë injoruar nga institucionet përgjegjëse.më shumë

Gjakova dhe Prishtina prijnë në transparencë

19.04.2017

Në konferencën e mbajtur në Prizren, të mërkurën, EC Ma Ndryshe ka publikuar Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale, në kuadër të cilit janë pasqyruar rezultatet për 13 grupe indikatorësh relevantë që tregojnë nivelin e transparencës gjatë vitit 2016 në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajit, Pejës, Gjilanit, Gjakovës, Mitrovicës, si dhe Rahovecit, Vushtrrisë, Malishevës, Suharekës, Klinës, Dragashit, Shtërpcës dhe Mamushës.më shumë

Rrënohet edhe një shtëpi e vjetër në Qendrën Historike

09.03.2017

Sot në orët e mëngjesit është rrënuar edhe një shtëpi e vjetër brenda Qendrës Historike të Prizrenit, në rrugën “Pushkatarët”. Procesi i dhënies së pëlqimeve dhe lejeve nga organet shtetërore për zonat dhe monumentet e trashëgimisë kulturore vazhdon të mbetet skajshmërisht jotransparent.më shumë

Komunat në 2015-n me obligime të papaguara dhe me më pak të hyra nga tatimi në prone

26.07.2016

EC Ma Ndryshe ka publikuar infografika me disa të dhëna rreth performansës buxhetore të Komunave që i monitoron.më shumë

"Ballafaqim"-A po mbrohet Qendra Historike e Prizrenit?

11.05.2016

Forumi Transparenca, sot (11.05.2016) mbajti debatin e dhjetë “Ballafaqim” me temën ‘A po mbrohet Qendra Historike e Prizrenit?’. Debati trajtoj zhvillimet e fundit në Qendrën Historike të Prizrenit ku për panelistë kanë prezantuar znj. Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit për Trashëgimi Kulturore pranë MKRS, z. Kujtim Gashi, kryesues i KK Prizren, Hapësinor dhe z. Arbnor Morina, kryesues i Këshillit për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe është moderuar nga Rami Berisha, gazetar dhe anëtar i Forumit Transparenca.më shumë

previous

1-5 Nga 107

next