Lajmet

Qendra Historike e Prishtinës numëron ditët e fundit

03.10.2014

Në kuadër të Projektit 'Transparenca Online', EC Ma Ndryshe sot ka publikuar raportinhulumtues mbi Qendrën Historike të Prishtinës, që ka për qëllim vetëdijësimin e komunitetit tëgjerë për shkallën e degradimit të saj, nxjerrjen në pah të aktiviteteve të dëmshme në të dhengritjen e shqetësimit për të ardhmen e saj. Duke analizuar zhvillimet e fundit në këtë zonë,rëndësinë historike, vlerat e trashëgimisë arkitekturale që ndërthuren brenda kufijve jo tëdefinuar të saj, duke i vënë në pah trajtimet e gabuara të qendrës historike në përgjithësi dhemonumenteve të caktuara në veçanti në dy dekadat e fundit, raporti tenton të ndriçojërealitetin dhe situatën emergjente në të cilën gjendet kjo pjesë e qytetit të Prishtinës, si dhe bënthirrjen e fundit për intervenim dhe mbrojtjen e saj.më shumë

Debat “Ballafaqim” Prokurimi (jo)publik?

02.10.2014

Me 30 shtator në Prizren, Forumi Transparenca ka mbajtur debatin e gjashtë “Ballafaqim” me temë “Prokurimi (jo)publik” ku folën Isa Osmankaj, Shef i Zyrës së Prokurimit në Prizren dhe Osman Hajdari, anëtarë i Komitetit për Politik dhe Financa pranë KK-së në Prizren. Panelistët kishin një përballje me anëtarët e Forumit Transparenca dhe përfaqësuesve nga partitë politike opozitare në Prizren, ndërsa debati u moderua nga gazetari Fisnik Minci.më shumë

Muja refuzon ballafaqimin me Forumin Transparenca

22.09.2014

Pas dy ftesave brenda një muaji për të marrë pjesë në debatin “Ballafaqim” me anëtarët e Forumit Transparenca, Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja ka dhënë edhe një dëshmi për mungesën e transparencës dhe llogaridhënies karshi qytetarëve. Ai ka refuzuar të ballafaqohet me gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile për të diskutuar mbi çështjet e qeverisjes lokale.më shumë

Kultura nuk është prioritet i komunës së Prizrenit

12.09.2014

Forumi Transparenca sot organizoi debatin e rradhës të ciklit "Ballafaqim", në të cilin u diskutua për trajtimin e kulturës nga komuna e Prizrenit. Për t'u ballafaquar me anëtarët e Forumit Transparenca, panelistë të debatit ishin Lulzim Kabashi, nënkryetar i komunës së Prizrenit dhe Urim Ukimeri, koordinator për kulturë në komunën e Prizrenit.më shumë

Muja t’i ndalë kërcënimet ndaj gazetarëve

11.09.2014

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja vazhdon të përdorë gjuhë disiplinuese dhe kërcënuese ndaj gazetarëve për mënyrën e raportimit sa i përket çështjeve të komunës. Ai ka keqpërdorur debatin publik për buxhetin e komunës për të ngritur akuza ndaj gazetarëve, duke aluduar se ata po përdredhin fjalët e tij.më shumë

previous

41-45 Nga 107

next