Lajmet

Muja filloi të hapet, por nuk mjafton

20.08.2014

Pas thirrjeve të vazhdueshme të Forumit Transparenca drejtuar kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja që të hapë vendimmarrjen, para disa ditësh ai vendosi t’i hapë takimet e tij me drejtorët për mediat dhe shoqërinë civile. më shumë

Menaxhimi i parasë publike element thelbësor për qeverisje të përgjegjshme

03.08.2014

EC Ma Ndryshe sot në Prizren ka organizuar tryezën e diskutimit “Paraja publike si ‘paret e babës’”. Panelistë të tryezës ishin Lulzim Kabashi, nënkryetar i komunës së Prizrenit, Zenel Ahmetaj, koordinator në Drejtorinë e Ekonomisë dhe Financave, Qerkin Morina, përfaqësues nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, dhe Naim Cahani nga Instituti Demokratik i Kosovës.më shumë

Debati “Ballafaqim” - Çfarë trajtimi për diasporën?

23.07.2014

Forumi Transparenca, të martën mbrëma në Prizren ka mbajtur ciklin e katërt të debatit “Ballafaqim” me temën “Çfarë trajtimi për diasporën?”. Panelistë në këtë debatit ishin z. Ilir Baldedaj, drejtor i Drejtorisë së Administratës Komunale, z.Ruzhdi Hoxha, koordinator i Zyrës së Gjendjes Civile në komunën e Prizrenit dhe z.Vesel Gashi, zyrtar i Policisë së Kosovës. Panelistët janë përballur me anëtarët e Forumit Transparenca, të përbërë nga gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile si dhe me përfaqësuesit e partive politike opozitare në Prizren, ndërkohë që debati u moderua nga gazetarja, znj.Myrvete Axhami.më shumë

As këtë vit nuk përfundon restaurimi i Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë

21.07.2014

Në kuadër të projektit “Transparency Online”, EC Ma Ndryshe gjatë muajve qershor-korrik ka filluar një hulumtim rreth punëve konservuese dhe restauruese në objektet e trashëgimisë kulturore në Prishtinë. Fillimisht në fokus të këtij hulumtimi është Xhamia e Çarshisë.më shumë

Ramadan Muja, i vetmi Kryetar i mbyllur në Kosovë

14.07.2014

Gjatë muajit prill të këtij viti, Forumi Transparenca i ka bërë thirrje kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja që t’i rihapë takimet me drejtorët komunal për media dhe shoqërinë civile. Kërkesa për hapjen e vendimmarrjes së ekzekutivit është përsëritur edhe në debatin “Ballafaqim” mes Forumit Transparenca dhe zyrtarëve të komunës, e cila ka trajtuar çështjen e transparencës dhe llogaridhënies.më shumë

previous

46-50 Nga 107

next