Lajmet
PUBLIKOHET INDEKSI I REFORMËS SË TRANSPARENCËS KOMUNALE
25.04.2016EC Ma Ndryshe ka publikuar Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale, në kuadër të cilit janë pasqyruar rezultatet për 13 grupe indikatorësh relevantë që tregojnë nivelin e transparencës gjatë vitit 2015 në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajit, Pejës, Gjilanit, Gjakovës dhe Mitrovicës.më shumë
Institucionet shtetërore ndërtojnë pa leje në qendër të Prizrenit
12.04.2016Punët ndërtimore në Qendrën Historike të Prizrenit vazhdojnë që të realizohen pa lejen e autoriteteve komunale dhe pa pëlqimet e organeve përgjegjëse për trashëgiminë kulturore në këtë zonë të mbrojtur. Madje shpërfillja e këtyre organeve nuk bëhet vetëm nga investitorë privat, por edhe nga vet institucionet shtetërore.më shumë
TRANSPARENCA DHE LLOGARIDHËNIA PARA PUBLIKUT
21.03.2016Forumi Transparenca sot më datën 18.03.2016 si aktivitet përmbyllës vjetor mbajti tryezën e diskutimit me temën Transparenca dhe llogaridhënia para publikut. Në këtë tryezë pjesëmarrës ishin të gjithë akterët që kanë kontribuar me pjesëmarrjen e tyre në debatet e ciklit Ballafaqim, si zyrtarët komunal, përfaqësuesit nga niveli qendror, përfaqësues të partive politike opozitare, gazetarët, aktivistët e shoqërisë civile, etj.më shumë
Ofendimet nuk janë shërbime publike
02.03.2016EC Ma Ndryshe reagon ndaj gjuhës ofenduese që Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, Hasan Hasani ka përdorë të martën në komunikimin me monitoruesit e organizatës sonë, pak para fillimit të takimit të rregullt të Kryetarit të Komunës me drejtorët e Ekzekutivit lokal.më shumë
"Ballafaqim" Gjendja e edukimit parashkollor në Prizren
24.02.2016Forumi Transparenca sonte (24.02.2016) ka mbajtur debatin e nëntë të ciklit Ballafaqim ku është debatuar mbi gjendjen e edukimit parashkollor në komunën e Prizrenit. Panelistë të debatit ishin: z. Nexhat Çoçaj, drejtor në Drejtorinë Komunale të Arsimit, z. Albert Bakalli nga Caritasi Zvicran dhe znj. Age Çeta nga kopështi Nëna Kabrini në Prizren. Debati u moderua nga Valbona Musliu, gazetare dhe anëtare e Forumit Transparenca.më shumë