Lajmet

Kryetari i Prizrenit t’i rihapë takimet e ekzekutivit

25.04.2014

Kryetari i komunës së Prizrenit edhe në mandatin e tij të tretë të qeverisjes vazhdon praktikën e takimeve të mbyllura me drejtorët. Mbyllja e takimeve të ekzekutivit ka qenë njëra ndër veprimet më kundërthënëse dhe njëkohësisht më dëmtuese për demokracinë lokale, që është ndërmarrë në mandatit e dytë të kryetarit. Që nga marrja e një vendimi të këtillë, asnjëherë nuk është dhënë një arsyetim i artikuluar dhe bindës për arsyeshmërinë e kësaj mbylljeje. më shumë

Themelohet “Forumi TRANSPARENCA”

03.04.2014

Pas procesit të konsultimeve ndërmjet pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe përfaqësuesve të medieve, që ka zgjatur për disa muaj dhe në përpjekje të gjetjes së formave për rritjen e transparencës institucionale, në muajin mars në Prizren është themeluar Platforma e përbashkët e veprimit të aktivistëve të shoqërisë civile dhe medias, e titulluar në mënyrë simbolike “Forumi Transparenca”. më shumë

Ekzekutivi i Prizrenit miraton dhjetëra konkluzione

28.03.2014

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e komunës së Prizrenit" këtë javë ka marrëpjesë në mbledhjen e ekzekutivit të Prizrenit, i cili takim u mbajt nën drejtimin e nënkryetarit LulzimKabashi, ku u miratuan një varg konkluzionesh.më shumë

Zyrtarizohet bashkëpunimi për urbanizmin e Prishtinës

18.03.2014

Sot me 18 mars 2014, Ian Cliff, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Shpend Ahmeti, Kryetar i Komunës së Prishtinës dhe Hajrulla Çeku, Drejtor i OJQ EC Ma Ndryshe, në konferencën e përbashkët për media zyrtarizuan bashkëpunimin mes palëve të lartpërmendura për projektin “Transparenca Online e komunës së Prishtinës”. më shumë

Njoftim nga takimi i kryetarit me drejtorët të komunës së Mamushës

17.03.2014

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Transparenca online e Komunës së Prizrenit, Mamushës dhePrishtinës” ka marrë pjesë në mbledhjen e rradhës të kryetarit të komunës së Mamushës, Arif Bütüç medrejtorët komunal ku janë miratuar disa vendime.më shumë

previous

56-60 Nga 107

next