Lajmet

SHOQËRIA CIVILE DHE DEMOKRACIA LOKALE “ Fyti i tharë dhe Veshi i shurdhër”

06.03.2014

EC Ma Ndryshe sot në Prizren organizoi konferencën “Shoqëria civile dhe demokracia lokale: Fyti i tharë dhe veshi i shurdhër”. Konferenca u mbajt në kuadër të projektit “Transparenca Online e komunave të Prizrenit, Mamushës dhe Prishtinës”, ndërsa punimet u zhvilluan në dy panele: “Roli i OJQ-ve monitoruese në demokracinë lokale në Kosovë” dhe “Gatishmëria e komunave për të reflektuar mbi rekomandimet e OJQ-ve”.më shumë

Kryetari Butuc propozon emërimin e nënkryetares për komunitete

13.02.2014

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Transparenca online e Komunës së Prizrenit dhe Mamushës” kavazhduar me monitorimin e komunës së Mamushës. Nga ekzekutivi i kësaj komune monitoruesit kanësiguruar propozim-vendimin e kryetarit, Arif Butuc për emërimin e nënkryetares për komunitete.më shumë

Zvarritja e emërimit të drejtorëve porosi e keqe për qytetarët

01.02.2014

EC Ma Ndryshe është duke e përcjellë me shqetësim procesin e zvarritjes së emërimit të drejtorëve të komunës së Prizrenit. Edhe pse kanë kaluar pothuajse dy muaj nga certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale të vitit 2013 nga KQZ-ja për kuvende dhe kryetarë të komunave, ekzekutivi i komunës së Prizrenit nuk është konsoliduar ende. Kryetari i komunës së Prizrenit deri më tani nuk ka ofruar arsye kredibile për këtë vonesë, e cila po ndikon në dinamikën e përgjithshme të qeverisjes lokale dhe realizimit të punëve nga ekzekutivi. Kësaj situate i ka paraprirë edhe periudha e fushatës zgjedhore dhe dy raundeve të zgjedhjeve për kryetar komune, që është karakterizuar me dinamikë shumë të ulët të ekzekutimit të punëve nga qeveria lokale.më shumë

Komuna e Prizrenit publikon rezultatet e hulumtimit

30.01.2014

Pas publikimit të komunikatës së EC Ma Ndryshe, ku është kërkuar nga Komuna e Prizrenit që të bëhen publike të dhënat e hulumtimit të kontraktuar nga Drejtoria për Ekonomi dhe Financa në Prizren të titulluar “Përmirësimi i shërbimeve komunale, përgjegjshmërisë dhe zhvillimi i ekonomisë lokale” kanë reaguar zyrtarët komunalë dhe e kanë publikuar atë në ueb faqen zyrtare të Komunës. më shumë

MASHT ri-emërton shkollën e Mamushës

16.01.2014

EC Ma Ndryshe është njoftuar të mërkurën nga zyrtarët e MASHT-it, se ministri Ramë Buja ka nënshkruar vendimin për ri-emërtimin e shkollës fillore të mesme të ulët në Mamushë, nga “Haxhi Ymer Lutfiu” në SHFMU “Anadollu”.më shumë

previous

61-65 Nga 107

next