Lajmet

Komuna e pafuqishme në ndalimin e tejkalimeve në ndërtimet e larta

29.05.2013

Në kuadër të projektit të monitorimit të punës së ekzekutivit komunal të Prizrenit, EC Ma Ndryshe gjatë javëve të kaluara ka shqyrtuar çështjen e tejkalimeve në ndërtimet e larta. Hulumtimi i “EC Ma Ndryshe” ka nxjerrë në pah faktin se qeveria komunale respektivisht Drejtoria e Inspektorateve është e pafuqishme në ndalimin e tejkalimeve në ndërtesat e reja të banimit kolektiv. Rrjedhimisht tejkalimet drastike të lejeve urbanistike në ndërtimet e larta janë bërë dukuri kronike në qytetin e Prizrenit.më shumë

Ekzekutivi i Mamushës pajtohet për blerjen e një aparati të Ultrazërit

16.05.2013

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e komunës së Mamushës" ka marrë pjesë në mbledhjen e kryetarit të komunës, Arif Butuc me drejtorët komunal, ku janë miratuar një varg konkluzionesh. Për shkak se këto vendime kanë të bëjnë me interesin publik, EC Ma Ndryshe për hir të rritjes së transparencës së ekzekutivit lokal, tani e tutje do t’i publikoj vendimet e marra nga qeveria komunale e Mamushës.më shumë

Memorandum mes EC-it dhe Komunës së Mamushës

13.05.2013

Më 13 maj, në zyrën e Kryetarit të Komunës së Mamushës, EC Ma Ndryshe nënshkroi Memorandumin e Mirëkuptimit me Kryetarin e Komunës, Arif Butuc, për monitorimin e ekzekutivit lokal në kuadër të projektit “Transparenca online e komunës së Mamushës”. më shumë

Degradimi urban dhe Natyror

03.05.2013

EC Ma Ndryshe, në kuadër të projektit “Transparenca online e komunës së Prizrenit”, të enjten ka organizuar tryezën e diskutimit “Degradimi natyror dhe ai urbanistik”. më shumë

Qeveria komunale mbështet integrimin e komunitetit RAE

05.04.2013

EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit "Transparenca online e Komunës së Prizrenit" ka marrë pjesë në mbledhjen e radhës të kryetarit të komunës, Ramadan Muja me drejtorët komunal, ku janë miratuar disa konkluzione.më shumë

previous

76-80 Nga 107

next