Rezultatet

Deri në mars të vitit 2013, projekti do të gjenerojë informacione të bazuara në dëshmi mbi qeverisjen lokale dhe të cilat do të sistemohen, analizohen dhe publikohen përmes raporteve dhe njoftimeve për shtyp. Këto informacione do të shfrytëzohen për raportime në media, për trajtimin e ligjshmërisë, për studime hulumtuese, etj.

Deri në mars të vitit 2013, të paktën një rast i keqpërdorimit do të raportohet sipas nevojës tek MAPL-ja apo gjyqësori.

Deri në fund të projektit (mars 2014) qytetari dhe shoqëria civile do të jenë më vigjilentë mbi çështjet që lidhen me transparencën dhe do të bëhen më aktivë në të ushtruarit të presionit ndaj qeverisë lokale.

Deri në fund të projektit, dialogu mbi qeverisjen e mirë në mes të shoqërisë civile dhe pushtetit lokal, veçanërisht degës ekzekutive, do të përmirësohet.

Deri në tetor të vitit 2013, faqja e internetit është zhvilluar si një model alternativ dhe i përhershëm (platformë), e cila mundëson transparencën në vendimmarrje.