Aktivitetet dhe Metodologjia e monitorimit
Projekti do të zbatohet përmes kombinimit dy niveleve aktivitetesh: monitorim dhe avokim.
Periudha e implementimit do të jetë dy-vjeçare (mars 2012 shkurt 2014), ndërsa faza e parë, gjashtë-mujore e projektit do të përfshijë komponentin e monitorimit dhe lansimit të ueb-faqes së transparencës komunale. Në bazë të ecurisë së fazës së parë të projektit, do të konkretizohet edhe faza e dytë (18 mujore) e projektit, e cila përveç monitorimit (që do të vazhdojë në mënyrë permanente) do të përfshijë edhe avokimin dhe adresimin e shkeljeve ligjore të komunës së Prizrenit tek institucionet relevante (MAPL, prokurori, etj.).
Në aktivitetet e monitorimit gjatë fazës së parë (gjashtëmujore) të projektit bëjnë pjesë:
Monitorimi permanent i organeve komunale, me fokus në ekzekutivin e komunës
o Kryetari i komunës
o Drejtoritë komunale (Urbanizmi, Arsimi dhe Shëndetësia)
o Drejtoria për Administratë dhe shërbimi civil
o Njësia për auditim të brendshëm
Lansimi i ueb-faqes së projektit, ku do të postohen në mënyrë permanente të gjeturat e monitorimit
Komunikatat e rregullta (javore ose dy-javore) për media, me informata përmbledhëse të të gjeturave të monitorimit
Raporti gjashtë-mujor i monitorimit që do të ofrojë një pasqyrë të transparencës komunale në bazë të të gjeturave dhe rezultateve të monitorimit të komunës
Konferencë për media për të publikuar raportin dhe paralajmëruar fazën e dytë të projektit
Monitorimi i transparencës së qeverisjes lokale në Prizren përmes monitorimit të punës së organeve komunale. Fokusi themelor i monitorimit do të jetë ekzekutivi i komunës (kryetari i komunës dhe drejtoritë) si dhe shërbimi civil. Monitorimi do të zhvillohet përmes monitoruesve permanentë, të cilët do të kenë prezencë të rregullt në zyrat komunale dhe qasje të papenguar në dokumentet zyrtare të komunës.
Raportimi i të gjeturave të monitorimit do të përdorë gjithashtu një mekanizëm permanent, ueb-faqen e transparencës së qeverisjes lokale. Të gjeturat e monitorimit do të postohen drejtpërdrejtë në ueb-faqen e projektit, për të krijuar mundësi qasjeje për të gjitha palët e interesuara. Të gjeturat e monitorimit do të jenë bazë e veprimit për nivelin e dytë të aktiviteteve të projektit, avokimin dhe adresimin e shkeljeve ligjore. Organizata do të përdorë mundësitë ligjore për të nisur procedura të adresimit të shkeljeve ligjore nga ana e komunës.