Kuvendi i komunës
Kuvendi i Komunës së Prizrenit ka këto funksione:
- Kuvendi komunal miraton statutin dhe e ndryshon atë nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Statuti rregullon zbatimin e përgjegjësive të komunës ashtu si është përcaktuar me këtë Rregullore. Vendimi për miratimin apo ndryshimin e statutit miratohet me më shumë se dy të tretat e anëtarëve të pranishëm në mbledhjen të cilët votojnë kur shqyrtohet propozimi i tillë.
- Kuvendi i komunës i miraton rregullat e procedurës dhe mund ti ndryshojë ato nëse konsideron se një gjë e tillë është e nevojshme. Rregullat e procedurës duhet të sigurojnë udhëheqjen dhe kontrollin,duke përfshirë kontrollin efikas financiar të administratës së komunës. Vendimi për miratimin apo ndryshimin e rregullave procedurale miratohet nga më shumë se gjysma e anëtarëve prezentë që votojnë në mbledhjen ku shqyrtohet propozimi.
- Kuvendi i komunës nuk mund ta bartë përgjegjësinë e vet për vendimet lidhur me:
o Miratimin e buxhetit;
o Miratimin e çështjeve të tjera financiare të cilat sipas statutit dhe rregullave të procedurës i janë lënë kuvendit;
o Kompensimet për anëtarët e zgjedhur;
o Raportin vjetor;
o Miratimin, ndryshimin dhe anulimin e ligjeve lokale;
o Krijimin e komiteteve që kërkohen me këtë Rregullore;
o Zgjedhjen e kryetarit dhe zëvendëskryetarit të komunës;
o Emërimin e kryeshefit ekzekutiv;
o Emërimin e bordit të drejtorëve;
o Nivelin e pagesave dhe çmimeve;
o Krijimin dhe përdorimin i simboleve, dekorimeve dhe titujve të nderit, në përputhje me rregulloret e Pushtetit Qendror;
o Emërtimin dhe riemërtimin e rrugicave, rrugëve dhe vendeve të tjera publike;
o Bërjen e planeve dhe marrëveshjeve në pajtim me kapitullin 1, neni 3.6.
- Kuvendi komunal mund ta autorizojë ndonjë komitet të kuvendit, kryetarin e komunës ose kryeshefin ekzekutiv për të marrë vendime. Kuvendi i komunës mund t'i revokojë këto autorizime në çdo kohë. Kompetenca e ngarkuar mund të bartet edhe më tej brenda autoritetit të dhënë me këtë Rregullore.
- Vendimi për emërtimin apo riemërtimin e çfarëdo rrugice, rruge apo vendi tjetër publik duhet të miratohet nga më së paku dy të tretat e anëtarëve të kuvendit komunal.
Profilet e këshilltarëve komunal mund lexohen këtu. Rregulloret e Kuvendit të Komunës mund të shkarkohen këtu.