Kryetari i Komunës
Kryetar aktual i Komunës së Prizrenit është Ramadan Muja nga Partia Demokratike e Kosovës, i zgjedhur për mandatin e dytë në Zgjedhjet Lokale të vitit 2009. Për kë lexuar biografinë e kryetarit të komunës, klikoni këtu. Për të lexuar raportin e punës së kryetarit, klikoni këtu.
Përgjegjësitë e Kryetarit
Kryetari i Komunës së Prizrenit ka këto përgjegjësi:
- Përfaqëson Komunën dhe vepron në emër të saj;
- Udhëheq ekzekutivin e Komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyr administrimin financiar të Komunës;
- Ushtron të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite Kuvendit të Komunës apo komiteteve të tij;
- Është përgjegjës për zbatimin e rregulloreve dhe vendimeve të miratuara nga Kuvendi i Komunës, administrimin financiar të Komunës dhe ekzekuton aktet e Kuvendit të Komunës;
- Emëron dhe shkarkon nënkryetarin e Komunës;
- Rekruton dhe largon udhëheqësin e Personelit në pajtim me ligjin e zbatueshëm për shërbimin civil;
- Në çdo kohë mund ti propozojë drejtoritë që duhet ti ketë Komuna;
- Emëron drejtorët e drejtorive të Komunës për të ndihmuar rreth kryerjes së detyrave të tij;
- Bën caktimin apo ndarjen dhe bashkërendimin e përkohshëm të punëve dhe përgjegjësive ndërmjet drejtorive sipas nevojës duke pasur për bazë lëmin apo projektin e caktuar;
- Emëron dhe shkarkon këshilltarët e tij të cilët i ndihmojnë atij për kryerjen e detyrave;
- Propozon rregullore apo akte të tjera për miratim në Kuvendin e Komunës;
- Propozon planin zhvillimor komunal, planet rregulluese dhe investuese, i propozon buxhetin vjetor për miratim Kuvendit të Komunës dhe e ekzekuton buxhetin e miratuar;
- Raporton para Kuvendit të Komunës për situatën ekonomike financiare të Komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të Komunës, së paku një herë në gjashtë muaj apo kurdoherë që kërkohet nga Kuvendi i Komunës;
- Mund të kërkojë që Kuvendi i Komunës ta shqyrtojë ndonjë akt komunal që është miratuar nga Kuvendi para hyrjes së tij në fuqi kur konsideron se akti cenon interesin e komuniteteve apo ligjvënien që është në zbatim;
- Kujdeset për zbatimin e dispozitave të Ligjit të Vetëqeverisjes Lokale dhe dispozitat tjera ligjore që kanë të bëjnë me përgjegjësitë e komunave;
- Konsulton nënkryetarin e komuniteteve për çështjet që kanë të bëjnë me komunitetin pakicë;
- Aktivitetet tjera që i caktohen me Statut;
- Bashkëpunon me kryesuesin e Kuvendit për caktimin e rendit të ditës për mbledhje të Kuvendit dhe Kryen edhe të gjitha funksionet tjera të përcaktuara me ligje të veçanta dhe përgjegjësi tjera që caktohen nga Kuvendi i Komunës për kryetarin në pajtim me këtë Statut.
-
Kryetari i Komunës, nga kompetencat e veta bie vendime, konkluzione, rekomandime dhe akte të tjera juridike nënligjore që janë në pajtim me sistemin kushtetues dhe ligjor të Republikës së Kosovës.