Për organizatën
Organizata jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe u themelua në mars të vitit 2006. Qëllimet kryesore të organizatës janë: promovimi i qytetarisë aktive dhe pjesëmarrëse dhe ngritja e vetëdijes qytetare për mbrojtjen dhe kultivimin e trashëgimisë kulturore. EC Ma Ndryshe është ndër themelueset dhe përfaqëson Kosovën në Rrjetin e Evropës Juglindore të organizatave që merren me trashëgimi kulturore SEE Heritage Network. Gjithashtu, është themeluese e Forumit të Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit, Rrjetit të Organizatave Kulturore të Prizrenit dhe Rrjetit të Organizatave të Pavarura të Kulturës në Kosovë Forumi Kulturor. EC Ma Ndryshe, që nga themelimi më 2006 është duke ushtruar presion direkt ndaj qeverisë lokale të Prizrenit për ti krijuar qasje shoqërisë civile dhe qytetarëve për bashkë vendimmarrje. Përveç pjesëmarrjes direkte në proceset e konsultimeve publike, EC Ma Ndryshe ka avokuar rregullisht për respektimin e obligimeve ligjore për konsultime publike, përfshirjen sa më të gjerë komunitare në konsultime publike dhe përfshirjen e shqetësimeve dhe kërkesave të komunitetit në dokumentet e politikave publike.
Projektet kryesore: Urbanism Watch - Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm (2013 2014), Pjesëmarrja qytetare përmes medias sociale në Prizren dhe Gjilan (2013 2014), Qyteti gjithëpërfshirës planifikimi me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren (2013 2015), Trashëgimia kulturore, shtyllë qendrore për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe rajonal në Prizren (2013 2014), Vullnetarët e Kulturës (2012 2013), Pjesëmarrja qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore në komunën e Prizrenit (2012 2013), Transparenca online e komunës së Prizrenit, Mamushës dhe Prishtinës (2012 - 2014), Roli i shoqërisë civile në promovimin e trashëgimisë kulturore (projekt rajonal) 2011 2013, Një përrallë ballkanike, trashëgimia otomane në Ballkan (projekt rajonal) (2011 2013), Ngritja e vetëdijes kulturore tek të rinjtë përmes dokumentarëve (2010), Forcimi i veprimit qytetar për promovim dhe mbrojtje të trashëgimisë kulturore (2009), Platforma Culture 2013 (2008 2009), Kampet e Restaurimit (2007, 2008 & 2009), Forumet e Hapura Qytetare (2007), Ditët e Trashëgimisë Evropiane në Kosovë (2006, 2007 & 2008), Zambaku i Prizrenit 2006.
Publikimet: Kush mbikëqyr mbikëqyrësit llogaridhënia e shoqërisë civile në Kosovë (2013), Rinia dhe Transparenca: Të përjashtuar apo të injoruar? (2013), Planifikimi Urban për Qytetarët (2013), Pjesëmarrja qytetare në hartimin e politikave kulturore në Prizren (2013), Prizreni Qytet i kulturës - film dokumentar (2013), Gabim pas gabimi analizë mbi gabimet e panumërta dhe të vazhdueshme në trashëgimi kulturore (2013), Pesë analiza të projektit Online Trasparency,: 1. Një vit monitorim për më shumë transparencë 2. Degradimi Natyror dhe Urbanistik, 3. Respektimi i ligjit në qeverisjen lokale, 4. Qeverisja e mirë nuk është fjalë goje, 5. Transparenca e qeverisjes lokale ne Prizren (2012 2013), Silent Balkan, film dokumentar i projektit A Balkan Tale (2012), Jeta kulturore në komunën e Prizrenit (në bashkëpunim me Teatrin ODA) (2010-2011), Prizreni në Retrovizorë, krahasim i fotografive të vjetra dhe të reja të Prizrenit (2009), Vullnetarizmi dhe Trashëgimia Kulturore (2009), Intervenimi me kosto të ultë (2009), Dokument Strategjik mbi Organizimin e Ditëve të Trashëgimisë Evropiane në Kosovë (2008), Trashëgimia Kulturore dhe Turizmi Kulturor në Prizren (2008), Hapësirat Kulturore në Kosovë (në bashkëpunim me Teatrin ODA) (2008).
BORDI KËSHILLËDHËNËS
Agon Vrenezi, Besa Jagxhiu, Atdhe Hetemi, Lumir Abdixhiku
STAFI
Hajrulla Çeku Drejtor Ekzekutiv
[email protected]
Valon Xhabali Koordinator i Porgramit të Trashëgimisë Kulturore
[email protected]
Admir Istrefi Koordinator i Financave
[email protected]
Rozafa Basha Koordinatore Projekti
[email protected]
Elmedina Baxhaku Monitoruese
[email protected]
Vetim Krasniqi Asistent Projekti
[email protected]
Laura Lutfiu Asistente Projekti
[email protected]
Ardian Muçaj - PR
[email protected]
Bledi Muçaj - Praktikant
[email protected]