Urbanism Watch Urbanizmi i Prizrenit nën vëzhgim të përhershëm
Ky projekt është rezultat i punës së organizatës në monitorimin e qeverisjes lokale në Prizren dhe synon të instalojë një sistem të monitorimit përmanent të aktivitetit shtetëror (në dy nivelet e qeverisjes) në fushën e menaxhimit dhe zhvillimit urban në qytetin e Prizrenit, me theks të veçantë në Qendrën Historike të tij. Përmes të të gjeturave të monitorimit, ky sistem do të plotësohet me komponentat e publikimit dhe avokimit për të siguruar rend urbanistik në Prizren. Qëllimi themelor i projektit është të pengojë degradimin e mëtejmë urbanistik të Prizrenit dhe të ndikojë në krijimin e mjedisit të përshtatshëm për zhvillim të kontrolluar dhe të qëndrueshëm urban, përmes rritjes së transparencës dhe sigurimit të llogaridhënies në fushën e urbanizmit dhe planifikimit hapësinor.
Aktivitetet kryesore
Për arritjen e objektivave të projektit, EC Ma Ndryshe do realizon këto aktivitete:
- Monitorimi i përhershëm i institucioneve përmes stafit monitorues që do të kenë qasje të papenguar në vendimmarrjen e këtyre institucioneve
- Publikimi i rregullt i të gjeturave të monitorimit të cilat do të publikohen në baza të rregullta përmes mekanizmave të ndryshëm
- Adresimi i përgjegjësisë institucionale, ku të gjitha shkeljet e identifikuara gjatë procesit të monitorimit do të procesohen në institucionet përkatëse të adresimit të përgjegjësisë,
- Avokimi i rregullt ndaj institucioneve të monitoruara do të ndërtohet mbi të gjeturat e publikuara të monitorimit
- Mobilizimi qytetar për planifikim urban ku projekti do të përfitojë nga aktiviteti i EC Ma Ndryshe që ka filluar në janar 2013 dhe i cili synon përkthimin e nevojave të grupeve të komunitetit.
Të arriturat
Që nga fillimi i implementimit të projektit, stafi i EC Ma Ndryshe ka monitoruar në mënyrë të vazhdueshme punën e institucioneve që janë përgjegjëse për sigurimin e rendit urbanistik në komunën e Prizrenit. Në këtë kuadët, projekti ka publikuar 5 komunikata si dhe dy analiza të shkurtra, ndërsa projekti do të vazhdojë me dinamikën e prodhimit të të gjeturave edhe gjatë vitit 2014. Ky projekt përkrahet nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur KFOS, ndërsa informata më të detajuara rreth aktiviteteve të projektit mund të gjenden në http://onlinetransparency.org/?page=1,51.