Debati "Ballafaqim" Parkingjet në qytetin e Prizrenit

27.03.2015

Forumi Transparenca sot organizoi debatin e dhjetë të ciklit “Ballafaqim” me temën “Parkingjet në qytetin e Prizrenit”, me panelistë të ftuar, z. Hasan Hasani, Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, z. Ilir Baldedaj, Drejtor në Drejtorinë e Administratës dhe z. Avdi Kryeziu nga Policia e Kosovës nën moderimin e gazetarës Valbona Musliu, anëtare e Forumit Transparenca.

Diskutimi gjatë debatit trajtoj tematikat rreth gjendjes aktuale për sa i përket parkingjeve publike, mënyrës së dhënies së tyre në shfrytëzim, dobisë që i sjellin buxhetit komunal, etj, me fokus, baza ligjore e dhënjes në shfrytëzim të pronës publike për sa i përket personave, operatorëve që e ushtrojnë këtë veprimtari, parkingjet private dhe kontrollit të tyre nga institucionet përgjegjëse, gjithashtu janë shqyrtuar edhe sfidat e sigurisë në trafik si pasojë e parkimit ilegal dhe çështje të tjera.

Panelistët kishin një përballje me anëtarët e Forumit Transparenca, përfaqësuesit e partive politike opozitare në Prizren dhe përfaqësuesit nga KTK në Prizren.