FT përkrah nismat për më shumë hapësira të gjelbra në zonat urbane
Forumi Transparenca përmes kësaj letre publike i ofron përkrahje iniciativës së Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) që prona komunale në ish-qendrën tregtare Ben-af tju kthehet qytetarëve në shfrytëzim në hapësirë gjelbëruese dhe rekreacion.
Është më se evidente që qyteti i Prizrenit ka mungesë të hapësirave publike për rekreacion e shoqërim, që ka ardhur kryesisht si rezultat i planifikimit të mangët dhe keq-menaxhimit të pronës publike, duke lejuar edhe uzurpimin e këtyre sipërfaqeve, që edhe ashtu janë të pakta brenda lagjeve të qytetit. Ekzistimi i vetëm një hapësirë gjelbëruese (park) me përmasa më të gjera brenda zonave të banimit të lagjeve të qytetit të Prizrenit me më se 90 mijë banorë shtonë domosdoshmërinë e përkrahjes së iniciativës dhe mbështetjen e idesë që prona komunale tek ish Ben-Af të ju kthehet qytetarëve si hapësirë gjelbëruese dhe rekreacioni. Lexo komunikatën për media.