Debati i parë televiziv i ciklit “Ballafaqim” - Performansa buxhetore e Komunës së Prizrenit

16.07.2015

Forumi Transparenca, sot më 15 07.2015 ka mbajtur debatin e parë “Ballafaqim” me temë “Performansa buxhetore e Komunës së Prizrenit”.

Debati I parë në fokus ka trajtuar të gjeturat e Raportit të Auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2014 ku për këtë temë kanë prezentuar Ymer Berisha, zëdhënës në Komunën e Prizrenit dhe z.Artan Abrashi,  anëtar i KK-së nga Lëvizja Vetëvendosje në Prizren nën moderimin e  Rami Berisha, gazetar dhe anëtar i Forumit Transparenca.

Gjatë këtij debate janë trajtuar çështjet që lidhen me menaxhimin e parasë publike dhe zbatimin e rekomandimeve të raportit të Auditorit të Përgjithshëm, duke përfshirë: borxhet e komunës dhe hartimin e planit për shlyerjen e borxheve, inkasimin e të hyrave vetanake, qeverisjen, etj.