DEBATI “BALLAFAQIM”- Çfarë po bëhet me Parkun e Biznesit?

30.07.2015

Mbrëmë (29.07.2015), Forumi Transparenca ka mbajtur debatin e dytë të ciklit “Ballafaqim” me temë ““Çfarë po bëhet me Parkun e Biznesit?” ku për fokus ka patur Zonën Industriale në Prizren dhe për të diskutuar për këtë temë ka ftuar panelistët, Lulzim Kabashi, nënkryetar në KK Prizren dhe Mensur Bytyqi, drejtor në Drejtorinë e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik në Prizren, nën moderimin e Refet Bushati, anëtar i Forumit Transparenca.

Gjatë këtij debati janë trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me funksionalizimin e zonave ekonomike përkatësisht Parkut të Biznesit, sfidat dhe pengesat në këtë drejtim, vonesat e deritanishme, angazhimet e pushtetit lokal në raport me qeverinë qendrore për përmbushjen e procedurave ligjore, investimet në rregullimin e infrastrukturës fizike, etj. 

Panelistët gjatë debatit patën përballje me anëtarët e Forumit Transparenca dhe përfaqësuesit e partive politike opozitare në Prizren dhe ata të Shoqatave të Afaristëve dhe Bizneseve të Prizrenit.