“Ballafaqim”-Hapësira gjelbëruese apo betonim

27.08.2015

Forumi Transparenca, mbrëmë (26.08.2015) ka mbajtur debatin e tretë të ciklit "Ballafaqim" me temën 'Hapësirë gjelbëruese apo betonim' ku për panel kanë prezentuar z. Nijazi Kryeziu, drejtor në DUPH, z. Alush Shala, kuvendar në KK Prizren, z. Haxhi Avdyli, kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren dhe z. Naim Cahani, nga KDI dhe anëtar i FT. Debati u moderua nga Qazim Morina, gazetar dhe anëtar i Forumit Transparenca.

Debati ka trajtuar çështjen e hapësirave gjelbëruese brenda zonave të banimit dhe me theks të veçante hapësirën e komunës tek ish Ben-afi. Politikat e deritanishme në planifikimin urban nuk kanë treguar kujdesin e duhur në krijimin e zonave gjelbëruese dhe rekreacioni.

Në këtë debat u pasqyruan synimet e ekzekutivit komunal për trajtimin e pronave publike që mund të destinohen si hapësira gjelbëruese dhe qëndrimet e shoqërisë civile, medieve dhe spektrit politik për hapësirat e tilla ekzistuese.

Paneli kishte një përballje me anëtarët e Forumit Transparenca, përfaqësuesve nga organizata mjedisore dhe përfaqësuesit e partive politike opozitare në Prizren.