REAGIM

23.11.2015

Forumi “Transparenca” me vëmendje dhe shqetësim ka ndjekur zhvillimet e fundit në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren, të cilat pothuajse kanë karakterizuar këtë vit, ndërsa tashmë janë  përcjellë edhe me arrestime, burgosje, lirim dhe zëvendësime, siç është thënë të përkohshme, në njërin nga sektorët më të rëndësishëm komunal, prej të cilit varet jo vetëm e tashmja, por edhe e ardhmja e vendit.

Parregullsitë e skandalet e përfolura prej kohësh, të përcjella së fundi edhe me burgosje janë alarm se në këtë sektor duhet një intervenim serioz, jo vetëm nga qeveria lokale, por pas kësaj situate, edhe nga vetë Ministria e Arsimit e cila nuk duhet të rrijë duarkryq duke bërë sehir. Lexo komunikatën për media.