Debati i gjashtë Ballafaqim - Gjendjen në arsimin e Prizren dhe roli i opozitës
Forumi Transparenca sonte (25.11.2015) ka mbajtur debatin e gjashtë të ciklit Ballafaqim ku për temë debatoi Gjendjen në arsimin e Prizren dhe roli i opozitës. Debati i gjashtë i Forumit në fokus trajtoj gjendjen në arsimin prizrenas ku për panelistë të ftuar ishin, z. Ymer Berisha, nga Komuna e Prizrenit, z. Latif Dakaj nga LDK, z. Arbër Rexhaj nga LVV dhe z. Skender Susuri nga BD. Debati u moderua nga znj. Myrvete Axhami, gazetare dhe anëtare e Forumit Transparenca.
Debati i sotëm trajtojë çështjet që kanë të bëjnë me gjendjen e fundit në arsimin prizrenas, arrestimet e zyrtarëve të Drejtorisë së Arsimit, integritetin e këtij institucioni, punësimet e bëra, rolin e partive opozitare karshi ngjarjeve të fundit, veprimet e lidershipit komunal për aktualitetin në fjalë, etj.
Paneli kishte përballje me anëtarët e Forumit Transparenca.