"Ballafaqim" Lejet urbanistike dhe trajtimi i ndërtime pa leje

23.12.2015

Forumi Transparenca sot (23.12.2015) ka mbajtur debatin e shtatë të ciklit "Ballafaqim" me temë 'Lejet urbanistike dhe trajtimi i ndërtimeve pa leje' ku për panelistë ishin të ftuar, z.Bedri Bytyqi nga DI, një përfaqësues nga DUPH ku që të dy përfaqësuesit nga Komuna munguan, z. Enver Batiu, historian, z. Shani Berisha nga BD dhe z. Hajrulla Çeku nga OJQ EC Ma Ndryshe dhe anëtarë i FT.

Debati i sotëm trajtojë çështjet e lejeve të ndërtimeve të lëshuara nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe monitorimin e respektimit të kritereve të përcaktuara nga Urbanizmi dhe masat që ndërmerren apo jo për ndalimin e shkeljeve, trajtimin e tejkalimeve dhe ndërtimeve pa leje, sfidat e inspektoratit komunal karshi ndërtuesve ilegal, evidencat e ndërtimeve pa leje në Komunën e Prizrenit, planifikimet e Institucioneve (Inspektoratit dhe Task Forcës për Qendrën Historike) karshi ndërtuesve ilegalë, etj.