"Ballafaqim" Turizmi Kulturor në Komunën e Prizrenit

21.01.2016

Forumi Transparenca sot (20.01.2016) ka mbajtur debatin e tetë "Ballafaqim" ku për temë ka trajtuar “Turizmi Kulturor në Komunën e Prizrenit”, që është pjesë e ciklit të debateve “Ballafaqim” ku janë diskutar sfidat dhe të arriturat e Komunës së Prizrenit sa i përket Turizmit Kulturor. Për panelistë kanë prezentuar, z. Urim Ukimeri nga Drejtoria për Kulturë, z. Zekë Çeku, ekspert i Turizmit, dhe z. Veton Nurkollari, nga DokuFest. Debati është moderuar nga Refki Reshitaj.

Debati i sontem në fokus ka trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me turizmin dhe kulturën në komunën e Prizrenit, në atë se ku qëndron komuna e Prizrenit me infrastrukturë për turizëm kulturor, pastaj strategjitë dhe politikat për ti dhënë epitetin e qytetit të kulturës, po ashtu planifikimin e drejtorive përkatëse në ofrimin e kushteve dhe mundësive për zhvillimin e turizmit kulturor, buxhetin që ndahet, të arritura dhe sfidat e komunës për sa i përket turizmit kulturor, etj.

Paneli kishte një përballje me anëtarët e Forumit Transparenca dhe përfaqësuesit nga partitë opozitare në Prizren (LDK dhe LVV).