"Ballafaqim" Gjendja e edukimit parashkollor në Prizren
Forumi Transparenca sonte (24.02.2016) ka mbajtur debatin e nëntë të ciklit Ballafaqim ku është debatuar mbi gjendjen e edukimit parashkollor në komunën e Prizrenit. Panelistë të debatit ishin: z. Nexhat Çoçaj, drejtor në Drejtorinë Komunale të Arsimit, z. Albert Bakalli nga Caritasi Zvicran dhe znj. Age Çeta nga kopështi Nëna Kabrini në Prizren. Debati u moderua nga Valbona Musliu, gazetare dhe anëtare e Forumit Transparenca.
Debati i sotëm trajtoji përfshirjen e fëmijëve në institucione parashkollore në komunën e Prizrenit, duke prekur numrin e institucioneve parashkollore publike, planet e komunës në këtë drejtim, rolin einstitucioneve parashkollore private, pastaj infrastruktura dhe kushtet e qëndrimit ditor në këto hapësira për fëmijët, ushqimi dhe edukimi, mbikëqyrja nga institucionet gjegjëse, interesimi dhe investimet e donatorëve, sfidat e DKA-së në planifikim dhe realizim, etj.
Paneli kishte përballje me anëtarët e Forumit Transparenca dhe përfaqësuesit nga partitë opozitare në Prizren (LDK dhe LVV).