PUBLIKOHET INDEKSI I REFORMËS SË TRANSPARENCËS KOMUNALE

25.04.2016

EC Ma Ndryshe ka publikuar Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale, në kuadër të cilit janë pasqyruar rezultatet për 13 grupe indikatorësh relevantë që tregojnë nivelin e transparencës gjatë vitit 2015 në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajit, Pejës, Gjilanit, Gjakovës dhe Mitrovicës.
 
Indeksi është lansuar gjatë konferencës, ku panelistët Ruairí O'Connell, ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Mimoza Kusari-Lila, kryetare e Komunës së Gjakovës, Gazmend Muhaxheri, kryetar i Komunës së Pejës dhe Jeta Xharra nga BIRN-i, kanë prezantuar pikëpamjet e tyre rreth transparencës, por edhe kanë marrë pjesë në diskutime me pjesëmarrësit, që kanë qenë përfaqësues të pushtetit lokal nga komuna të ndryshme, aktivistë të shoqërisë civile, gazetarë, etj. Për më shumë gjeni komunikatën dhe indeksin.