"Ballafaqim"-A po mbrohet Qendra Historike e Prizrenit?

11.05.2016

Forumi Transparenca, sot (11.05.2016) mbajti debatin e dhjetë “Ballafaqim” me temën ‘A po mbrohet Qendra Historike e Prizrenit?’. Debati trajtoj zhvillimet e fundit në Qendrën Historike të Prizrenit ku për panelistë kanë prezantuar znj. Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit për Trashëgimi Kulturore pranë MKRS, z. Kujtim Gashi, kryesues i KK Prizren, Hapësinor dhe z. Arbnor Morina, kryesues i Këshillit për Trashëgimi Kulturore në Prizren dhe është moderuar nga Rami Berisha, gazetar dhe anëtar i Forumit Transparenca.

Debati në fokus kishte gjendjen aktuale në Qendrën Historike të Prizrent, me theks të veçantë, në rrënimet e fundit të shtëpive të vjetra përkatësisht monumenteve të mbrojtura, masat për ruajtjen dhe konservimin e këtyre objekteve, iniciativat e veprimet konkrete të institucioneve për ta parandaluar degradimin në këtë zonë, lejet urbanistike dhe koordinimi ndërinstitucional, etj.

Paneli kishte përballje me anëtarët e Forumit Transparenca dhe përfaqësuesit nga partitë opozitare në Prizren (LDK dhe LVV).