Gjakova dhe Prishtina prijnë në transparencë

19.04.2017

Në konferencën e mbajtur në Prizren, të mërkurën, EC Ma Ndryshe ka publikuar Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale, në kuadër të cilit janë   pasqyruar   rezultatet  për   13   grupe   indikatorësh   relevantë   që   tregojnë   nivelin  e transparencës gjatë vitit 2016 në komunat e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajit, Pejës, Gjilanit, Gjakovës, Mitrovicës, si dhe Rahovecit, Vushtrrisë, Malishevës, Suharekës, Klinës, Dragashit, Shtërpcës dhe Mamushës.
Indeksi ka për qëllim që ti asistoj komunat në identifikimin e mangësive kryesore sa i përket transparencës, sikurse edhe të ofroj udhëzime për adresimin dhe tejkalimin e tyre.
 
Për më shumë lexo komunikatën
 
Përmbajtjen e plotë të Indeksit për vitin 2016 dhe krahasimet me vitin 2015 mund ti gjeni në linkun: http://online-transparency.org/indeksi/
 
Infografi paraqet progresin e komunave në reformimin e transparencës.