Shpenzime marramendëse në gjashëmujorin e parë 2012

27.08.2012

Ndonëse e paralajmëruar disa herë nga EC Ma Ndryshe dhe OJQ-të e tjera që të ketë kujdes me kategoritë e ndieshme buxhetore, qeveria lokale e Prizrenit edhe gjatë periudhës së parë të vitit fiskal 2012 nuk ka hezituar që në kategorinë e mallrave dhe shërbimeve të shpenzoj afro 650.000 euro. Kabineti qeverisës i kryetarit të Komunës, në periduhën përketatëse ka shpenzuar mbi 112.000 euro për karburante për vetura, ndërsa për mirëmbajtjen dhe riparimin e tyre janë shpenzuar afro 32.000 euro. Një nga sjelljet më të papranueshme të zyrtarëve komunalë vazhdon të jetë edhe mënyra e përdorimit të telefonit zyrtar, pasi që monitorimi zbulon se për shpenzime të telefonisë mobile për periudhën gjashtë mujore janë shpenzuar mbi 15.000 euro. Për botimet dhe publikimet janë shpenzuar mbi 47.000 euro, derisa për drekat zyrtare dhe manifestimet e ndryshme afro 31.000 euro. Një detaj i çuditshëm që ka zbuluar monitorimi i shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë është kodi buxhetor 13670 për municion dhe armë zjarri, ku nga ana e qeverisë lokale të Prizrenit janë të shpenzuar 60 euro.